AlbanianSport.com 19/04/2019 14:45
ASNN – 24-vjeçari debuton në fillim të majit në Kampionatin Kombëtar të “Body-Building”. Aldi Gegolli po përgatitet për Kampionatin Kombëtar të “Body-Building”, që do të mbahet në fillim të majit.
24-vjeçari do të konkurrojë në kategorinë e peshës trupore deri në 80 kg dhe synimet janë të mëdha. Ashtu si pjesa dërrmuese e të rinjve shqiptarë, edhe Aldi Gegolli e ka nisur sportin e “body-building” si pasion.
Por tanimë gjithçka i ka kapërcyer kufinjtë e pasionit dhe 24-vjeçari po përgatitet për Kampionatin Kombëtar të “Body-Building”, që do të mbahet në fillim të majit në kryeqytet.