(Video) Peshëngritje / Endri Karina mbyll Evropianin e shtangës për kuqezinjtë

Share Button

AlbanianSport.com 13/04/2019 20:15

ASNN – Me peshëngritësin Endri Karina është mbyllur të shtunën konkurrimi i delegacionit kuqezi në Evropianin e shtangës, që u zhvillua në Batumi të Gjeorgjisë. 30-vjeçari ka garuar në peshën 102kg, ku në dygarësh është renditur në vendin e 12-të. Një rezultat që në pamje të parë mund të duket i dobët, por duhet patur parasysh se 30-vjeçari rikthehet në pedanën ndërkombëtare pas një mungese dyvjeçare për shkak të një ndërhyrjeje në gju.

Paraqitja e Karinës ka qenë përgjithësisht modeste, ndonëse, me pak fat, mund të kishte prekur edhe podiumin. Në stilin e shkëputjes, ai realizoi me sukses vetëm provën e parë, ku ngriti 160 kg. Në dy përpjekjet e tjera, ai tentoi fillimisht 167 kg dhe më pas 169 kg, me këtë të fundit duke synuar zonën e medaljeve, por pa sukses. Për pasojë, në këtë stil Karina u rendit në vendin e 11-të.

Edhe në stilin e shtytjes, Karina realizon vetëm një nga 3 provat që kishte në dispozicion. Pasi nuk ka arritur të ngrejë 190 kg në provën e parë, shtangisti kuqezi e realizon këtë peshë në përpjekjen e dytë. Në provën e 3-të, au tenton 195 kg, çka do ta ndihmonte në dyjarësh, por pa sukses. Në këtë stil, shtangisti kuqezi u rendit në vendin e 11-të.

Kësisoj, me 350kg në total, në dygarësh Endri Karina u rendit në vendin e 12-të, teksa kampion kontinentit u shpalll ukrainasi Dmitro Shumak). Ndërkohë, Shqipëria e mbylli këtë aventurë në Evropian me 5 medalje, një të artë, 2 të argjendta dhe 2 të bronzta. Briken Calja mori 3 medalje, një ari dhe dy argjendi, kurse Erkand Qerimaj dhe Krenar Shoraj fituan secili nga një të bronztë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh