Luhen çerekfinalet e para, fitojnë Arsenali, Benfika, Valencia & Çellsi

Share Button

AlbanianSport.com 12/04/2019 11:10

ASNN – Janë luajtur të enjten në mbrëmje ndeshjet e para të çerekfinaleve të Ligës së Evropës dhe interesant ishte fakti se në dy prej dueleve fituan ekipet vendase dhe në dy të tjerat, ato udhëtuese. Në takimin e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, Arsenali mundi Napolin 2-0 në Londër. Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit në futboll, Liga e Evropës, ka luajtur të enjten në mbrëmje aktin e parë të çerekfinaleve të saj dhe në takimin e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, Arsenali mundi Napolin 2-0 në Londër.

Në fakt, fati i kësaj ndeshjeje është vendosur brenda 25 minutave të para, kur janë realizuar edhe dy golat e fitores së anglezëve, pasi 75 minutat e mbetura të saj nuk kanë sjellë gola të tjerë. Pas një çerekore lojë, Arsenali do të kalojë në epërsi kur Aron Ramsi do të finalizojë me qetësi një aksion të rrjedhshëm të vendasve. Skuadra italiane është goditur nga goli dhe nuk ka patur shumë kohë për të reaguar, pasi ka pësuar një tjetër gol 10 minuta më pas, kur Kalidu Kulibali do të devijojë në rrjetën e tij një goditje të londinezëve.

Edhe pse 20 minutat e mbetura të pjesës së parë dhe e gjithë pjesa e dytë kanë qenë e luftuar, ato nuk kanë sjellë gola të tjerë dhe Arsenali merr me vete një epërsi dygolëshe për ndeshjen e kthimit pas një jave në Itali. Një epërsi dygolëshe merr me vete edhe Benfika në Gjermani për ndeshjen e kthimit, pasi fitoi 4-2 në shtëpi ndaj Eintrahtit të Frankfurtit, por edhe Valencia, që fitoi 3-1 në fushën e Vijarealit në derbin spanjoll të Ligës së Evropës. Kurse Çellsi është mjaftuar me një gol të vetëm në Republikën Çeke përballë vendasve të Sllavias së Pragës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh