Kombëtarja / Grupi aktual i kuqezinjve, një ekip “axhaminjsh”…

Share Button

AlbanianSport.com 02/04/2019 20:15

ASNN – Vetëm portieri Berisha ka luajtur mbi 50 ndeshje, të tjerët, “rishtarë” me fanellën kuqezi. Trajneri i ri i Kombëtares përballet me një sfidë shtesë, pasi në përfaqësuesen e Shqipërisë në Eliminatoret e “Euro 2020”-ës, vetëm Etrit Berisha kalon 50 ndeshjet me fanellën kuqezi, ndërsa pjesa tjetër, janë poshtë këtij niveli. Në “Euro 2016”, Shqipëria e trajnerit Xhovani De Biazi ishte një gërshetim i lojtarëve me përvojë dhe atyre të rinj, si dhe kishte një shtyllë kurrizore në skuadër.

Një bosht të përbërë me lojtarë të qëndrueshëm dhe rol lideri, ku kryesori ishte kapiteni Lorik Cana, lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje me ekipin përfaqësues kuqezi, plot 93 takime. Në ekipin e tanishëm që po merr pjesë në Eliminatoret e “Euro 2020”-ës, vetëm Etrit Berisha i kalon 50 ndeshjet me skuadrën kombëtare, teksa ka luajtur 53 ndeshje, ndërkohë që e ndjek Odise Roshi me 49 ndeshje, Mërgim Mavraj me 48 ndeshje, si dhe Elseid Hysaj me 44 takime.

Lojtarët e tjerë janë me shumicë midis 25 dhe 35 ndeshje, një shumë e vogël krahasuar me qëndrueshmërinë që kanë lojtarët në skuadrat e tjera përfaqësuese, ku mesatarja është të paktën 50 ndeshje. Natyrisht, në një këndvështrim tjetër ka vend dhe për optimizëm në këtë mes, pasi ka futbollistë të rinj si Grezda, Uzuni, Strakosha, Veseli, Ndoji, e ndonjë tjetër që do të kenë mundësi për karrierë të gjatë me ngjyrat kuqezi në vitet në vijim.

Por, në krahasim me eliminatoret e shkuara, duket qartë se skuadra e tanishme nuk ka një grup të qëndrueshëm. Në “Francë 2016” shtylla kurrizore e skuadrës përfaqësuese ishte Cana-Mavraj-Berisha-Agolli-Memushaj-Xhaka-Sadiku. Aktualisht, nga ky grup vetëm Berisha (e deri diku Xhaka) mund të thuhet se e përmbush ende detyrën e tij, Cana dhe Agolli janë tërhequr, kurse Mavraj, Memushaj dhe Sadiku janë jashtë forme dhe aspak në lartësinë e “Francë 2016”.

Nën drejtimin e Kristian Panuçit, në 20 muaj të qëndrimit të tij në krye të kuqezinjve, skuadra përfaqësuese nuk pati një bosht lojtarësh bërthamë ose grupi solid, për pasojë lojërat dhe rezultatet e Kombëtares me të në stol ishin katastrofë, çka solli edhe largimin e tij. Trajneri i ri që do të marrë skuadrën, duhet të krijojë grupin e tij që të jetë shtyllë e skuadrës dhe rreth tij të ndërtojë edhe skemën e duhur taktike dhe bashkangjitjen e elementëve të rinj në varësi të grupit bërthamë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh