Atletikë / Selenica: Tirana, i vetmi kryeqytet në botë pa pistë tartani (II)

Share Button

AlbanianSport.com 01/04/2019 21:05

ASNN – Atletika ka pak elementë cilësorë, por që kanë mundur të përfaqësojnë me dinjitet vendin në veprimtaritë ndërkombëtare. Dikur kishte masivitet, me afro 2,500 atletë të federuar, kurse sot ka pak sportistë që u janë përkushtuar pistave të vrapimit apo disiplinave të kërcimit e hedhjeve.

E megjithatë, falë punës së disa trajnerëve të apasionuar, këto sporte vijojnë të ushtrohen në Shqipëri. Një nga trajnerët e spikatur të atletikës, me karrierë gati gjysmëshekullore, njëherësh trajner profesionist i Dinamos prej 40 vjetësh, Vaso Selenica, përpiqet të mbajë gjallë disiplinat atletike të hedhjeve, kryesisht atë të çekiçit.

Trajnerin e gjen përditë prapa ish-“Sheratonit”, atje ku ndodhet këndi i hedhjeve, por kjo është atletikë nga halli, pasi nuk ka as infrastrukturë, as ndërtesë ku të sistemohet baza materiale, as standarde të pistave e këndit të hedhjeve, e jo më të bëhet fjalë për dushe ku sportistët të lahen pas seancave stërvitore.

Vetë Selenica, apelon tek institucionet, si Bashkia e Tiranës, por edhe dikasteret, të bëjnë diçka që të paktën këndi i hedhjes të plotësojë standardet për gara, në të kundërt Tirana, kryeqyteti i vendit, do të mbetet pa asnjë mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e garave të atletikës.

Kjo është intervista që trajneri me përvojë të gjatë i atletikës shqiptare ka dhënë së fundmi për të përditshmen shqiptare, Gazetën “SOT”, intervistë të cilën AlbanianSport,net po jua sjell në 3 pjesë dhe sot është pjesa e dytë.

 

… vijon nga dje

 

– Kur themi riaftësim të këndit, si punime në terren, çfarë konkretisht kërkon?

– E para dhe mbi të gjitha është nivelimi për gara, kërkohet gjithashtu edhe ndërtimi i kafazit, pasi ai i mëparshmi është zhdukur. Kërkohet, po ashtu, riaftësimi i pedanave, që të plotësojnë standardin sportiv për gara normale në atletikë. Unë do të kërkoja edhe një kabinë, një ndërtesë të vogël për mbajtjen e bazës materiale.

 

– Më parë situata nuk ka qenë kështu, kishte të paktën terrene ku sportistët kishin mundësi të bënin garat…

– Më partë kishim dhe palestrat, pasi ju e dini që ky sport (hedhja e çekiçit) kërkon të bësh stërvitje me shtangë. Kur ekzistonte Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa” ne kishim palestrën 13 metër të gjatë, të pajisur me kushtet e nevojshme dhe aty kemi kapur edhe normat olimpike. Kur flasim “më përpara”, nuk duhet të harrojmë se Komiteti Olimpik Evropian na jepte bursa për ata që kapnin normën olimpike dhe ca gjëra janë bërë sipas rregullave dhe standardeve ndërkombëtare, pavarsisht vështirësive që ekzistonin.

 

– A mund të themi se infrastruktura atletike është aq e dobët sa po kthehet në gangrenë për zhvillimin e “mbretëreshës së sporteve” në Shqipëri?

– Gjendja në qytete si Korça, Elbasani e Shkodra nuk është më e mira, por as më e keqja, kurse Tirana ka nevojë emergjente për investim në atletikë. Tirana, është kryeqyteti i vetëm në botë sot pa një pistë atletike. Dhe këtu nuk është fjala për një pistë me tartan dhe standarde, por Tirana sot nuk ka asnjë lloj piste, as pistë dheu. Jo vetëm kaq, por Tirana, kryeqyteti i vendit, nuk ka një stadium që të zhvillojë garat e atletikës.

 

– Ka një mbivlerësim të kohës së kaluar, të themi realitetin ashtu siç është…

– Nuk mendoj kështu, besoj se nuk kemi vuajtur në këtë formë, sepse kishim terrene kudo dhe për bazë materiale nuk kemi vuajtur aspak. Vinin nga Kina me bollëk, materiale cilësore të fjalës së fundit. Ju duhet ta dini që nuk kishte repart ushtarak dhe shkollë që nuk e kishte të plotë këtë bazë materiale, gjyle e disk plot, palestra, fusha etj, sepse ato shërbejnë për stërvitje. Shtangat “Eleiko”, markë mjaft e mirë suedeze aq të përhapura, i kam blerë herët në Greqi.

 

– Nga e ka shkakun kjo gjendje dëshpëruese e sporteve të atletikës?

– Shkaku lidhet me disa faktorë, por kryesorja janë klubet. Po s’pate klub nuk ke sport, kjo është taksative. Dinamo, kjo bazë e madhe e shumësportëshit, u zhduk si klub, i ka mbetur vetëm emri. Partizani, gjithë ai kompleks i madh dhe me lloj-lloj disiplinash, u bë copa-copa, Elbasani ka mbetur me 2-3 kokrra në atletikë, kurse Korça dhe Shkodra (kjo e fundit më pak), kanë rënë në cilësi. Më parë në atletikë kanë operuar me sukses klubet e Beratit, Durrësit, Vlorës etj. Sa kohë nuk ka infrastrukturë, fëmijët nuk afrohen. E si të afrohen kur s’ke mjedis të ushtrosh sportin? Vajzat kërkojnë kushte më specifike akoma, sepse nuk ka mjedise për to të ushtrojnë shtangën dhe as mjedise zhveshjeje. Prandaj them që duhet një kabinë për bazën materiale dhe të shërbejë si dhoma zhveshjesh, nëse bëhet me dushe do të ishte mrekulli.

 

Vijon nesër…

 

Kush është Vaso Selenica?

Datëlindja: 23.12.1954

Vendlindja: Peshkopi

Vendbanimi: Tiranë

Karriera teknike: Trajner profesionist që nga viti 1979 në sistemin zinxhir të Dinamos

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh