Formula 1 / Lëklërkun e lë bateria, “Ferrari” i fal fitoren “Mercedesit”

Share Button

AlbanianSport.com 31/03/2019 19:05

ASNN – Makina tradhton Lëklërkun që kryesonte, Hemiltoni dhe Botasi e parakalojnë. Skuadra e “Mercedesit” ka korrur një tjetër fitore në garën e dytë të sezonit të Formulës 1, pasi Ljuis Hemilton ka përfituar më së miri nga fati i keq që ka goditur makinat e “Ferrarit” dhe ka mbërritur i pari në finish, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Botas. Emocionet e garës së të dielës, që u zhvillua në Bahrein, u sollën për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Fati i keq i njërit është padyshim fati i mirë i dikujt tjetër dhe pikërisht kështu ka ndodhur të dielën në pistën e Bahreinit, teksa Ljuis Hemiltoni ka përfituar nga zhgënjimi i  Sharl Lëklërkut dhe ka fituar garën e dytë të sezonit të Botërorit të Formulës 1. Piloti i ri i “Ferrarit”  nga Monako dukej se ishte në rrugë të mbarë për ta shndërruar në një fitore të parë që në debutim atë nisje nga vendi i parë në pistën arabe. Dhe kështu ishte deri 10 xhiro para fundit të Çmimit të Madh të Bahreinit.

Atëherë, kur një problem me baterinë e “Ferrarit” të tij, e detyroi 22-vjeçarin që t’i dorëzonte “Mercedesit” të Ljuis Hemiltonit kreun e garës që ai e kishte dominuar duke parakaluar edhe shokun e tij të skuadrës. Hemiltoni vijoi të vuloste triumfin e dyfishtë të “Mercedesit”, i dyti radhazi në po aq gara të këtij sezoni, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Valteri Botasin.

Ndërkohë, futja në pistë e makinës së sigurisë për shkak të daljes në të njëjtën kohë nga gara të dy makinave “Renault”, e shpëtoi Lëklërkun nga zbritja nga podiumi, që sidoqoftë ishte i pari për të në Formula 1. Kjo ishte një mbyllje zhgënjyese për pilotin e ri të Ferrarit, i cili do të kishte shkruar emrin e tij si fituesi i 108-të i një gare në historinë e Formulës.

Ndërkaq, edhe makina tjetër e “Ferrarit”, ajo e Sebastian Fetelit, që gjithashtu ishte në rrugë të mbarë për një vend në podium pas Lëklërkut, humbi kontrollin në duelin me Ljuis Hemiltonin, përpara se të dëmtonte edhe pjesën e parë të makinës. Në fund, ai u detyrua të kënaqej me vendin e 5-të, pas “Red Bullit” të Maks Verstapenit. Pas dy garave të para, skuadra gjermane e “Mercedesit” kryeson e shkëputur renditjen e konstruktorëve, ndërsa edhe të dy pilotët e saj, Botas dhe Hemilton, kryesojnë renditjen e pilotëve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

AlbanianSport.com 10/03/2024 16:10 ASNN – Lara Kolturi, në finalet e Kupës së Botës. Skiatorja kuqezi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh