AlbanianSport.com 29.11.2014 19:55
ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka nisur të shtunën javën e saj të 14-të, javë e cila mbyllet të hënën. Në takimin e zhvilluar në Fier, Vllaznia ka korrur një fitore minimale, por mjaft të vyer, ndaj Apolonisë vendase, falë një goli të realizuar nga Soza në minutën shtesë të pjesës së parë. Pjesa e dytë nuk ka sjellë gola të tjerë dhe rezultati do të mbetej i pandryshuar deri në fundin e sfidës.
Pas kësaj fitoreje, Vllaznia i largohet zonës së ftohtë të renditjes, ndërsa humbja afron më shumë Apoloninë me Kategorinë e Parë, pasi mbetet në vendin e parafundit të renditjes. 3 ndeshje të tjera të Kategorisë Superiore luhen të dielën dhe, duke nisur nga ora 14:00, Tirana përballet në kryeqytet me Laçin, ndërsa në takimet tjetër, Kukësi pret Skënderbeun.
Kjo ndeshje, që vë përballë nënkampionen me kampionen e sezonit të shkuar, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Ndërsa duke nisur nga ora 17:00, Partizani ndeshet në Durrës me Teutën vendase. Java e 14-të mbyllet të hënën me sfidën e orës 17:00, Flamurtari-Elbasani. Renditjen e Kategorisë Superiore e kryeson Tirana me 28 pikë, e ndjekur nga Skënderbeu dhe Partizani, me nga 27 dhe Kukësi, me 24 pikë.
Kategoria Superiore
Java e 14-të
Të shtunën:
APOLONIA – VLLAZNIA 0-1
Shënues: Soza 45+1′
Gjyqtarë: L. Jemini, D. Myftari, A. Shkreta
Stadiumi “Loni Papuçiu”, Vlorë
Të dielën:
TIRANA – LAÇI (14:00)
Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë
KUKËSI – SKËNDERBEU (14:00)
Stadiumi “Zeqir Ymeri”, Kukës
TEUTA – PARTIZANI (17:00)
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Të hënën:
FLAMURTARI – ELBASANI (17:00)
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë