Java e 21-të, me dy sfida direkt në RTSH, sytë, tek Vllaznia-Besëlidhja

Share Button

AlbanianSport.com 29/03/2019 14:25

ASNN – Elbasani-Tomori, të shtunën (15:00) dhe Vllaznia-Besëlidhja, të dielën (15:00), takimet e përzgjedhura, nga transmetuesi publik. Pas ndërprerjes për shkak të ndeshjeve të Kombëtares në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit të 2020-tës dhe rikthimit të premten në fushë të Kategorisë Superiore, edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategorisë së Parë, rikthehet në fushë në fundjavë me takimet e javës së saj të 21-të.

Natyrisht, spikat në grupin A përballja e së dielës në zonën e “play-off”-it, midis Vllaznisë dhe Besëlidhjes, që do të luhet në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, duke nisur nga ora 15:00. Kjo ndeshje do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Po në kuadër të zonës së “play-off”-it të grupit A, luhet të shtunën takimi Dinamo-Korabi i Peshkopisë, ndërsa dy takimet e zonës së “play-out”-it Vora-Burreli dhe Iliria e Fushë-Krujës – Shënkolli, luhen të dielën.

Ndërkaq, në Grupin B, në zonën e “play-off”-it, të shtunën luhen dy takimet Bylis-Egnatia e Rrogozhinës dhe Oriku-Lushnja, por edhe dy takimet e zonës së “play-out”-it, Turbina e Cërrikut-Apolonia dhe Elbasani-Tomori. Kjo e fundit do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 15:00.

 

Grupi A – Play-off-i

 

Të shtunën, 30 mars 2019:

Dinamo – Korabi Peshkopi             (15:00)

 

Të dielën, 31 mars 2019:

Vllaznia – Besëlidhja                       (15:00)

 

 

Grupi A – Play-out-i

 

Të dielën, 31 mars 2019:

Vora – Burreli                                                (15:00)

Iliria Fushë-Krujë – Shënkolli         (15:00)

 

Grupi B – Play-off-i

 

Të shtunën, 30 mars 2019:

Bylis – Egnatia Rrogozhinë                        (15:00)

Oriku – Lushnja                                (15:00)

 

 

Grupi B – Play-out-i

 

Të shtunën, 30 mars 2019:

Turbina Cërrik – Apolonia               (15:00)

Elbasani – Tomori                             (15:00)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh