Gjergj Vyshka 29.11.2014 19:10
Teuta në volejboll për femra të mërkurën është bërë fituese e Kupës së Pavarësisë, që është zhvilluar në Skënderaj të Kosovës. Durrsaket e Jazenxhiu ka fituar dy ndeshjet ndaj Skënderajt dhe Dritës së Gjilanit, 3-0.
Në të parën i ka fituar setet 25-15, 25-17, 25-23, kurse në të dytën me gjilanaset i ka fituar 25-13, 25-15 dhe 25-18. Në këtë aktivitet ka munguar Shkëndija e Tetovës, ndërsa lojtarja më e mirë e aktivitetit është shpallur durrsakja Selda Smajlaj.
Ndërkohë kupën kapitenes së Teutës, Borana Begiç ia ka dorëzuar nënkryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Agron Istogu. Teuta, ashtu sikurse dhe ekipet e tjera pjesëmarrëse, është nderuar me medalje dhe mirënjohje.