AlbanianSport.com 27/03/2019 23:35
ASNN – Janë mbajtur të mërkurë homazhet në Stadiumin “Selman Stermasi” në nderim të ndarjes nga jeta të ikonës bardheblu dhe një prej ish-futbollistëve të Kombëtares, më pas trajner, Ali Mema.
Mema ka qenë një figurë e rëndësishme e sportit në Shqipëri, më veçanërisht futbollit, teksa është ulur edhe në stolin e kombëtares kuqezi. Profesor “Liu”, siç edhe e thërrisnin, është shquar për vitet e arta 1960-të dhe 1970-të.
Në mjediset e stadiumit kryeqytetas kanë qenë të pranishëm shumë figura të sportit, politikës, artit, kulturës, por edhe miq të ngushtë, familjarë dhe personalitete të lidhura me komunitetin bardheblu.
Më pas, Ali Mema është përcjellë në banesën e fundit. I prekur është dukur shumë djali i tij, trajneri i Tiranës, Ardian Mema.