AlbanianSport.com 27/03/2019 11:40
ASNN – “Spajdermeni” francez, Alen Rober, 56 vjeç, specialist i ngjitjes vetëm me duart e tij, pas asnjë mjet ndihmës, është ngjitur në majën e kullës “Engie” në Paris, e lartë 185 metra dhe me 37 kate, me moton “Të shpëtojmë katedralen e famshme “Notre-Dame” të kryeqytetit francez.
“Kjo ngjitje klandestine bëhet me një dhimbje zemre dhe një zemërim për të shpëtuar “Notre-Dame-de Paris”, trashëgiminë franceze që po shkatërrohet”, – i tha Roberi Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP). – 150 milionë euro duhen për të ristrukturuar katedralen.”
Kjo shumë është konfirmuar nga Shoqata e Miqve të “Notre-Dame-de-Paris”, në kërkim të klientëve në Francë dhe jashtë vendit. Pa incidente, ngjitja në kullën “Engie” zgjati rreth 45 minuta, e ndjekur nga një turmë e vogël prej 30 vetësh. Me xhamin e lakuar, kulla mbresëlënëse u projektuar në 2008-ën nga arkitektët Denis Valodë dhe Zhan Pistre.
“Njerëzit duhet të kuptojnë se trashëgimia franceze nuk është një përparësi, por hallka e fundit e qeverisë”, – protestoi Roberi, përpara ngjitjes së tij.