Luhet java e 8-të, marshon Besëlidhja, Tërbuni e ndjek, bie Mamurrasi

Share Button

Kategoria_Pare-logo-Grupi-A

AlbanianSport.com 29.11.2014 16:55

ASNN – Janë luajtur sot të gjitha ndeshjet e të javës së 8-të të grupit A të Kategorisë së Parë dhe Besëlidhja është e pandalshme, duke bërë detyrën dhe duke shfrytëzuar hapin fals të mamurrzakëve, që janë mundur në shtëpi. Për lezhjanët, Marashi ka vendosur fatin e ballafaqimit në Fushë-Krujë, duke i dhënë tri pikë tepër të rëndësishme skuadrës së trajnerit Sinan Bardhi përballë Ilirisë vendase.

Ndërkaq, Stavri Nica e ka nisur në mënyrën më të keqe përvojën në drejtimin e Mamurrasit, ku zëvendësoi Ylber Zanin, sepse në dy javë ka marrë vetëm një pikë, duke u mbetur 5 pikë prapa kreut. Greca u ka dhënë fitoren e çmuar pukjanëve në këtë ndeshje të vështirë jashtë, duke e mbajtur Tërbunin në vallen e kreut. Me 20 pikë, skuadra e Elvis Plorit lë pas vetes mamurrzakët dhe nuk i ndahet ndjekjes së Besëlidhjes.

Besa e Kavajës ka gjetur më në fund fitoren e parë në kampionat, duke mundur 3-2 Adën e Velipojës. Ka dështuar në shtëpi edhe Kastrioti, që nën drejtimin e trajnerit të ri, Alert Alcani, u duk se u fut në “shinat” e duhura javën e kaluar. Krutanët kanë kaluar të parët në epërsi me anë të Bakiut, por në pjesën e dytë kanë barazuar koplikasit. Djepaxhia i ka befasuar vendësit, duke u marrë një pikë me mjaft vlera. Edhe pas kësaj jave, të dyja skuadrat në fjalë ruajnë pozicionet që kishin në renditje.

Ndërkaq, Kamza i ka dhuruar trajnerit të ri, Ylber Zani një debutim me fitore, duke mundur Burrelin 3-1, pikërisht në ditën kur ish-skuadra e tij, Mamurrasi, përjetoi një dështim të rëndësishëm.

 

Kategoria e Parë

 

Java e 8-të

 

Grupi A

 

ILIRIA FUSHË-KRUJË – BESËLIDHJA   0-1

Shënues: Marashi 32′

Gjyqtarë: L. Alla, D. Korreshi, E. Malo

Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë

 

MAMURRASI – TËRBUNI                          0-1

Shënues: Greca 33′

Gjyqtarë: K. Meta, E. Doda, E. Barushi

Fusha Sportive, Mamurras

 

BESA – ADA VELIPOJË                             3-2

Shënues: Kuli 19′, 59′, L. Muço 26′ / Pllumaj 75′, Kiri 83′

Gjyqtarë: B. Breshani, N. Bregasi, D. Tomorri

Stadiumi “Besa”, Kavajë

 

KAMZA – BURRELI                                     3-1

Shënues: Olatunji 2′, 76′, Koleci 85′ / Myftaraj 90+1′

Gjyqtarë: A. Stolaj, A. Bixhi, R. Zaimi

Stadiumi i Kamzës

 

KASTRIOTI – VELEÇIKU                            1-1

Shënues: Bakiu 12′ / Djepaxhia 55′

Gjyqtarë: A. Gjeci, F. Mata, E. Shehu

Stadiumi “Kastrioti”, Krujë

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Besëlidhja 8          7          1          0          20-2                22
  2. Tërbuni 8          6          2          0          13-5                20
  3. Mamurrasi 8          5          2          1          12-3                17
  4. Veleçiku 8          3          1          4          7-11              10
  5. Iliria Fushë-Krujë 8          2          3          3          8-8                9
  6. Kastrioti 8          2          3          3          6-9                9
  7. Kamza 8          2          2          4          6-14              8
  8. Besa 8          1          4          3          10-12              7
  9. Burreli 8          2          0          6          5-11              6
  10. Ada Velipojë 8          1          0          7          5-17              3

 

Shënuesit më të mirë

5 gola: Malo (Besëlidhja)

4 gola: Fonseka (Mamurrasi); Marashi (Besëlidhja)

3 gola: Myftaraj (Burreli); Allamani, Jakupi (Besëlidhja); Ajazi (Iliria); Çelhaka (Besa)

2 gola: Çutra, Mone, Lekaj, Agastra (Tërbuni); Olatunji (Kamza), Abraham (Mamurrasi); Banushaj (Veleçiku); Tali (Kastrioti); Kuli, Krasniqi (Besa); Nika (Ada), Greca (Tërbuni).

1 gol: Doçi, Goxhaj, Balluku, Pasha, Kurti (Iliria); Karapici, Lala, Sulollari (Mamurrasi); Marashi, Xhorxheviç, Dibra, Hoxha, Puka (Besëlidhja); Sallaku, Lushkja, Muço (Besa); Tafa, Djarmati, Mziu (Tërbuni); Xhemalaj, Udoh, Koleci (Kamza); Ferhati, Pllumaj, Kiri (Ada Velipojë); Liftja, Djepaxhia (Veleçiku); Kaloshi, Julio Çezar (Burreli); Bakiu, Bytyçi, Kehinde, Shaba (Kastrioti)

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

AlbanianSport.com 03/03/2024 20:40 ASNN – Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së parë dhe Elbasani

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

AlbanianSport.com 03/03/2024 15:35 ASNN – Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

AlbanianSport.com 27/02/2024 18:20 ASNN – Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë,

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

AlbanianSport.com 26/02/2024 15:25 ASNN – Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë. Me takimin Bylis

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh