Kombëtarja / Edi Reja: Të martën ju përgjigjem për Shqipërinë

Share Button

AlbanianSport.com 25/03/2019 16:15

ASNN – 73-vjeçari pohon bisedimet me FSHF-në, por do të presë deri pas ndeshjes së kuqezinjve në Andorrë. “Do ta merrni vesh të martën nëse do të drejtoj Shqipërinë.” Kështu ka deklaruar të hënë trajneri italian, Edi Reja, i pyetur nëse do të ishte ai emri i ri që do të marrë përsipër drejtimin e stolit të Kombëtares kuqezi, pasi shkarkimit të bashkatdhetarit të tij, Kristian Panuçi.

Ky i fundit u largua nga detyra pas humbjes 0-2 në Shkodër të premten e shkuar përballë Turqisë, duke i dhënë kështu fund një vazhde për t’u harruar prej 4 fitoresh, 2 barazimesh dhe 9 humbjesh në krye të përfaqësueses së futbollit të Shqipërisë. Ish-trajneri i Lacios është gati për t’u kthyer në xhiro, por nuk e ka thënë ende fjalën e fundit sa i përket Shqipërisë.

Më parë, ai ka zgjedhur të shikojë sesi do të paraqitej Shqipëria në ndeshjen e dytë në kuadër të grupit H të Eliminatoreve të Evropianit të 2020-ës. Të hënën kam shkuar dhe kam biseduar me Federatën Shqiptare të Futbollit, por kam kërkuar 24 orë për të vendosur, – ka thënë Reja duke folur për mediat italiane në Internet. – Gjithçka  do të vendoset  nga ajo që do të bëjë Shqipëria në mbrëmje përballë Andorrës.”

Trajneri veteran ka folur para takimit të kuqezinjve në Principatën e Pirenejve dhe mediat italiane, sidomos ato pranë klubit të Lacios, e kanë ngacmuar trajnerin edhe mbi çështjen “Strakosha”, i cili u la jashtë këtyre dy ndeshjeve të para nga ish-trajneri Panuçi për shkak të një vonese pasi humbi avionin. “Një vonesë e vogël edhe mund të pranojë dhe ndëshkimi i tij ishte i tepruar”, – ka thënë Reja.

Duke lënë kështu të nënkuptohet se me të trajner, Thomas Stakosha mund të jetë titullar i portës kuqezi. Megjithatë mediat italiane kanë spekuluar gjithashtu se midis Rejës dhe FSHF-së nuk po gjendet mirëkuptimi sa i përket pagës së tij, por edhe kohëzgjatjes së kontratës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh