AlbanianSport.com 25/03/2019 14:25
ASNN – Nuk ka fituar medaljen e artë, duke e mbyllur Kampionatin Botëror të Patinazhit në vendin e dytë, pas kampiones olimpike. 16-vjeçares ruse, Alina Zagitovës, por në Saitama, në Japoni, për të shkruar historinë ka menduar ajo, Elizabet Tursinbajeva. 19-vjeçarja kazake, e ka mbyllur konkurrimin me 224,76 pikë, kundrejt 237,50 të Zagitovës.
Por gjatë ekzekutimit të numrit të saj, ka ndodhur mrekullia. Tursinbajeva, bëhet e para femër që arrin të bëjë rrotullimin e katërfishtë në ajër, në patinazhin artistik, në një veprimtari ndërkombëtare të nivelit kaq të lartë. E lindur në 14 shkurt 2000 në Moskë, por me nënshtetësi kazake, Elizabet Tursinbajeva është edhe një violiniste profesioniste.
Që nga viti 2015 jeton në Toronto, në Kanada, së bashku me nënën e saj. Në konkurrimin për të rinj, në 2016 ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike për të rinj në Hamarbi, në Norvegji. Por karriera e saj kulmon me medaljen e argjendtë të marrë në Botërorin e patinazhit në Saitama.
“Nuk e besoj ende që arrita të bëj rrotullimin e katërfishtë në ajër. Nuk kam arritur ta bëj në dy garat e fundit dhe jam shumë e lumtur që arrita ta ekzekutoj në këtë Botëror” – ka thënë patinatorja 19-vjeçare kazake.