AlbanianSport.com 24/03/2019 18:00
ASNN – Në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Meshkujve, po të shtunën, u luajt edhe takimi Partizani-Kamza Basket, fituar nga të kuqtë e trajnerit Arben Fagu, me rezultatin 94-83. Ishte një duel i vështirë për të kuqtë të cilët vinin pas disa humbjesh radhazi dhe kishin vënë në pikëpyetje aftësinë e tyre për të fituar trofeun.
Këtë alarm të gjendjes së ekipit e kishte ngritur edhe trajneri Fagu, që kërkonte mbështetjen e tifozerisë për të kaluar ngërçin psikologjik. 10-minutëshin e parë e fiton Kamza me shifrat 27-24, por tre 10-minutëshat në vijim i fiton Partizani e konkretisht me shifrat 21-14, 32-26 dhe 17-16, si dhe krejt ndeshjen 94-83.
Me këtë fitore Partizani arrin të mbajë vendin e 3-të në renditje, me 26 pikë, 6 më pak se Goga dhe 4 më pak se Teuta, por arrin të mbajë prapa Tiranën, e cila ka një pikë më pak. Kurse Kamza Basket, me këtë humbje, mbetet në vend të fundit me 20 pikë, duke qenë “favorite” për të zbritur një kategori më poshtë.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 17-të
Të shtunën, 23 mars 2019:
Partizani – Kamza Basket 94-83
(24-27, 21-14, 32-26, 17-16)
Tirana – Goga Basket 75-98
(17-21, 21-21, 14-25, 23-31)
Vllaznia – Teuta 88-89
(27-24, 14-26, 18-19, 26-16, 4-5)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Pikë
- Goga Basket 17 15 2 32
- Teuta 17 13 4 30
- Partizani 17 9 8 26
- Tirana 17 8 9 25
- Vllaznia 17 3 14 20
- Kamza Basket 17 3 14 20