Gjergj Vyshka 29.11.2014 16:10
Ajo që duhet pranuar për Tiranën, e cila e ka mundur për herë të tretë brenda këtij sezonin Partizanin, madje dy herë 3-0, është fakti se ka qenë e saktë në finalet e tre seteve. Partizani në setin e parë ka kryesuar deri në 19-21. Por pas barazimit 23-23, Tirana kthen dhe fiton setin 25-23. Në setin e dytë Tirana është gjithnjë kryesuese, përtej ndonjë tentative të të kuqeve për t’u afruar.
12-10, 16-13, 20-17, 21-20 dhe në fund 25-22. Edhe i treti është gjithnjë nën dominimin e Tiranës, e cila ka fituar 25-21 dhe krejt ndeshjen 3-0. Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes Xhixha e Partizanit me 16 pikë, e ndjekur nga Matoshi i Tiranës me 13 pikë. Në bllok ka dalë fituese Tuci e Partizanit me dy mure fituese, kurse në shërbim me nga dy të sakta Matoshi dhe Blloku e Tiranës, si dhe Xheka e Xhixha të Partizanit.
Në total Tirana ka shënuar 75 pikë në tre sete, prej të cilave 56 pikë vetë, kurse 19 pikë kanë ardhur nga gabimet e Partizanit. Partizani në tre sete shënoji 66 pikë, prej të cilave 44 vetë, kurse 22 kanë ardhur nga gabimet e bardhebluve.
Tirana – Partizani 3-0
(25-23, 25-22, 25-21)
Tirana: Am. Prenga, Meta (L), Matoshi, Thaka, Matraku, Vokrri, Blloku / Agolli. Trajner: A. Gorenxa
Partizani: Xheka, Tuci, Shehu, Zeqirllari (L), Shaba, Pasha, Xhixha / Dedej, Xhelilaj. Trajner: R. Tarja
Gjyqtarë: E. Preka, T. Zguri (Tiranë)