AlbanianSport.com 29.11.2014 15:25
ASNN – Nën drejtimin e trajnerit vlonjat, Shpëtim Imeraj, Himara po vazhdon të përgatitet intensivisht për ndeshjen e fundjavës në Rrogozhinë ndaj Egnatias vendëse. Një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë për të besuarit e trajnerit Imeraj.
Por të gjithë e dinë se presioni është mbi skuadrën vendëse, ndërsa Kriseld Prifti për shtypin sportiv të ditës, ka deklaruar: “Luajmë ndaj një kundërshtari shumë të fortë siç është Egnatia.”
“endoj se shanset dhe mundësitë për arritjen e një rezultati pozitiv janë, por kjo do një punë të madhe dhe besoj se do t’ia arrijmë t’ia dalim mbanë, – ka vijuar ai. – Fati na ka munguar në disa ndeshja, gjithsesi jam i bindur se në këtë ndeshje skuadra do të dijë të reagojë mjaft mirë.”