Kombëtarja / Fakte dhe statistika, pse Panuçi nuk e kaloi “klasën” në Shqipëri

Share Button

AlbanianSport.com 23/03/2019 15:25

ASNN – Kristian Panuçi erdhi me mjaft bujë në krye të Kombëtares kuqezi. Ai zëvendësoi Xhovani de Biazin, trajnerin që kishte arritur një suskes historik në krye të skuadrës, pasi na kualifikoi në Kampionatin Evropian “Francë 2016”, arritja e parë e madhe dhe e vetme për kombëtaren kuqezi deri më sot. Ardhja e një emri të madh si Panuçi në krye të kuqezinjve nuk kaloi pa bërë bujë në median ndërkombëtare, nsiur nga fakti se ish-mbrojtësi i përfaqësueses italiane kishte shkëlqyer në shumë klube si Roma, Milani, apo Reali i Madridit.

Por postulati “jo çdo lojtar i madh bëhet trajner i madh” mori vlerë pikërisht me Panuçin. Në asnjë moment në krye të përfaqësueses kuqezi ai nuk bindi. Erdhi në korrik të vitit 2017 dhe drejtoi përfaqësuesen në 15 ndeshje, duke marrë 4 fitore, 2 barazime e 9 humbje, një bilanc katastrofik për përfaqësuesen kuqezi. Dhe si të mos mjaftonte kjo, nën drejtimin e tij ekipi nuk bëri kurrë dy pasime të sakta, nuk prodhoi asnjë lojë cilësore dhe ishte totalisht i paqartë në veprimet e tij. Nën drejtimin e Kristian Panuçit, Shqipëria nuk realizoi qoftë një ndeshje të plotë të rrjedhshme.

Nuk fitoi një ndeshje serioze (me përjashtim të një takimi miqësor me Turqinë), nuk dhuroi asnjë emocion dhe grupi u përça më shumë se kurrë, aq sa lojtarët vijuan të dilnin gjithmonë e më shumë kundër tij. I vetmi që e duroi ishte presidenti Armand Duka, deri mbrëmë vonë në Shkodër, ku më në fund u “kthjellua” dhe e shkarkoi trajnerin. Nën drejtimin e Panuçit u testuan mbi 60 lojtarë të rinj, por askush nuk di të thotë 4-5 emra që ai i futi në formacionin bazë të Shqipërisë. Asnjëherë nuk luajti me një 11-she stabël, madje ai nuk pati stabilitet në asnjë moment në dy vjetët e fundit.

Lojërat nën drejtimin e tij ishin “bjeri t’i biem” topit, pa asnjë koncept taktik të pranuar, dëshmuar me mungesë totale qartësie në veprimet mbrojtëse apo sulmuese. Skuadrës së tij i mungonte gjithmonë besimi në vetvete, grupi luante i çakorduar dhe jo në kapacitetin e tij maksimal. Një grup pa grintë, pa qartësi, pa dëshirë, pa motivim dhe pa objektiv. Nën drejtimin e Panuçit, kombëtarja kuqezi edhe humbi imazhin e krijuar më parë në Euro-2016, humbi atë që është më e rëndësishmja: frymën e grupit dhe lojën solide në mbrojtje, e cila kushtëzoi suksesin nën drejtimin e De Biazit.

Largimi i Panuçit, i vonuar në një farë mase, i hap rrugën një revolucioni në skuadër që duhet të nisë nga e para, me një trajner që duhet të kthejë më së pari frymën e besimit në skuadër dhe të interpretojë sipas cilësive të lojtarëve lojën dhe objektivat. E sigurt është se me Panuçin Shqipëria ka bërë hapa prapa. Rezultatet janë ato që flasin më mirë dhe rezultatet e Panuçi në krye të Shqipërisë nuk kanë shumë nevojë për shtjellime të gjata.

 

Rezultatet e Kombëtares

nën drejtimin e Kristian Panuçit

 

Shqipëri – Lihtenshtajn       2-0

Maqedoni – Shqipëri                        1-1

Spanjë – Shqipëri                 3-0

Shqipëri – Itali                       0-1

Turqi – Shqipëri                    2-3

Shqipëri – Norvegji               0-1

Shqipëri – Kosovë                0-3

Shqipëri – Ukrainë               1-4

Shqipëri – Izrael                    1-0

Skoci – Shqipëri                    2-0

Shqipëri – Jordani                0-0

Izrael – Shqipëri                    2-0

Shqipëri – Skoci                    0-4

Shqipëri – Uells                    1-0

Shqipëri – Turqi                    0-2

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh