Gjergj Vyshka 29.11.2014 14:40
Salla kryesore e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë dje ka qenë e pushtuar nga fëmijët e të gjitha moshave, të cilët janë mbledhur në kampionatin e gjimnastradës. Nën drejtimin e Mimoza Mevlanit, spektakli i ka pasur të gjitha llojet e muzikës që nga modernia, klasikja, sportivja e deri tek ritmet shqiptare.
Madje është konceptuar si një kampionat mbarëshqiptar, sepse ka mbledhur me rastin e 102-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë të gjitha trevat shqipfolëse. “Këtu, – thotë Mevlani, – ishin mbi 40 ekipe nga Kosova, Presheve e Bujanovci, Mali i Zi, Maqedonia, pa harruar dhe ekipet tona.”
“Është hera e parë që është bërë mbarëkombëtare, por gjithsesi mund të them se të gjithë mbetën të kënaqur me aktivitetin”, – ka theksuar ajo. Në përfundim, Durrësi dhe Prizreni kanë qenë fituesit e gjimnastradës për vitin 2014.