AlbanianSport.com 15/03/2019 20:00
ASNN – Mbrëmjen e të premtes u luajt dueli i parë i javës së 16-të të Superligës në basketboll për meshkuj, ku Tirana konfirmohet dhe një herë si skuadër me status të madh pretendenteje, edhe pse ndodhe vetëm në vend të 3-të aktualisht në renditjen e kampionatit. Bardheblutë mposhtën në duelin “derbi” Kamzën, me rezultatin 95-82, në një sfidë ku nuk mungoi rivaliteti dhe emocioni, por as tensioni, ku pati mjaft përplasje, e madje dhe teknikë përjashtimi për Çelën e Kamzës, nga gjyqtari Gentian Cici.
Sa i takon ndeshjes, ajo ishte e ekuilibruar deri dy minuta para fundit, ku spikati një rivalitet i madh. Kamza u përpoq me çdo mjet ta fitonte ndeshjen, por hasi në vështirësi serioze sepse Tirana ka lojtarë cilësorë dhe me përvojë si Shima e Hysa. 10-minutëshi i parë përfundon me fitoren e bardhebluve me shifrat 25-16. Kjo epërsi prej 9 pikësh ishte domethënëse për vazhdimësinë e garës. Kamza fitoi 10-minutëshin e dytë 21-16, duke e ulur ndjeshëm diferencën.
Dhe duke bërë që gjysma e parë e ndeshjes të përfundonte me rezultatin 41-37 në favor të Tiranës. 10-minutëshi i 3-të shkoi sërish në favor të Tiranës 27-22, por Kamza nuk u dorëzua dhe luftoi deri në fund për të bërë surprizën, pra përmbysjen. Dhe ishte shumë afër deri dy minuta para fundit. Edhe pse Kamza e dominoi moralisht këtë pjesë, për shkak të rivalitetit, në fund edhe këtë 10-minutësh e fitoi Tirana me shifrat 27-23 dhe krejt ndeshjen 95-82, duke marrë një dypikësh me vlerë për renditjen, pasi ka parakaluar përkohësisht Partizanin.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 16-të:
Të premten, 15 mars 2019:
Kamza – Tirana 82-95
Të shtunën, 16 mars 2019:
Goga Basket – Vllaznia (17:00)
Teuta – Partizani (18:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Pikë
- Goga Basket 15 13 2 28
- Teuta 15 11 4 26
- Tirana 16 8 8 24
- Partizani 15 8 7 23
- Kamza 16 3 13 19
- Vllaznia 15 3 12 18