AlbanianSport.com 15/03/2019 16:20
ASNN – Trajneri i Bajernit të Mynihut: “Eliminimi nga Liga e Kampioneve kaloi, optimizëm për të vazhduar”. Largimi nga Liga e Kampioneve e ka detyruar Bajernin e Mynihut të përqendrohet më shumë në veprimtaritë në vend. Kështu është shprehur trajneri i Bajernit, Niko Kovaç. Kampionëve të Gjermanisë tashmë iu mbetet për të luftuar në kampionatin dhe kupën e Gjermanisë, dy trofe që do t’i jepnin ngjyrë këtij sezoni për Bajernin.
“Ka ende dy trofe për të fituar, – tha trajneri Kovaç. – Ne jemi në krye të Bundesligës me një epërsi të vogël me dy gola dhe jemi ende në garë për Kupën. Qëllimi ynë është që t’i fitojmë të dy trofetë. Duhet ta harrojmë Ligën e Kampioneve për këtë sezon dhe të bëhet gati për vitin e ardhshëm”. Ai shpreson që lojtarët e tij ta kenë kaluar hidhërimin e eliminimit nga Liga e Kampioneve dhe të shohin përpara. Pas ndeshjes së të shtunës, kampionati është pushim për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve.
Dhe për lojtarët që nuk do të jenë të angazhuar me ndeshjet e kombëtares, trajneri Kovaç ka përgatitur një plan stërvitor të veçantë. “Ne nuk duhet të kthejmë më kokën pas, – ka theksuar kroati i stolit të bavarezëve. – Por të përgatitemi për të nesërmen, t’i shohim gjërat me pozitivitet. Humori negativ është i ndaluar për skuadrën tonë. Shpresojmë të fitojmë të shtunën dhe më vijnë pushimet për shkak të ndeshjeve të kombëtares.”
“Lojtarët që luajnë për ekipet e tyre kombëtare do të largohen, ndërsa të tjerët do të vazhdojnë të stërviten këtu. Pastaj gjithçka fillon nga fillimi”, – përfundoi trajneri i Bajernit të Mynihut, Niko Kovaç.