AlbanianSport.com 15/03/2019 15:15
ASNN – Një miqësore me Maqedoninë ka qenë arsyeja e grumbullimit të kombëtares së Nën-19-vjeçarëve. Nga data 20, deri më 26 mars 2019, Nën-19-vjeçarët kuqezinj, do të nisin grumbullimin. Janë 26 futbollistë të cilët do të vihen nën urdhërat e trajnerit Nevil Dede.
Nga lista e publikuar bien në sy mjaft emra të rinj. Për këtë moshë, Federata Shqiptare e Futbollit ka kryer shumë përzgjedhjeje, janë vëzhguar lojtarë në shumë shtete, deri në Angli, por Dede pranon se ka ende futbollistë të cilët duhen parë, të dhënat e të cilëve ata i disponojnë.
Në këtë grumbullim vijnë lojtarë nga skuadra me emër në Evropë, si Çellsi, Bajerni i Mynihut, Uotfordi, Dinamo e Zagrebit, Levante, etj. E të kesh në skuadër lojtarë të tillë, edhe trajneri është komod në punën e tij, pranon Dede. Por nuk mungojnë edhe lojtarët nga kampionati shqiptar.
Miqësorja Shqipëri-Maqedoni luhet më 24 mars 2019, në Korçë.