Bajerni eliminohet, Liverpuli fiton 3-1 në Mynih & shkon në çerekfinale

Share Button

AlbanianSport.com 13/03/2019 22:55

ASNN – Bajerni i Mynihut nuk ia doli të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, megjithëse luante para 70 mijë spektatorëve të tij në “Allianz Arena”. Bavarezët u mposhtën nga Liverpuli me rezultatin 3-1. Ishte një kualifikim i zgjuar i skuadrës angleze, që për ironi drejtohet nga një trajner gjerman, Jurgen Klop. “Të kuqtë” anglezë e interpretuan mirë ndeshjen dhe ky ishte sekreti i tyre i madh, duke thumbuar atëherë kur duhet.

Statistikat e ndeshjes ishin të gjitha në favor të Bajernit, me përjashtim të rezultatit, por në futbolli ka vlerë pikërisht rezultati. Ishte Sadio Mane që shënoi i pari në minutën e 26-të për anglezët, duke e vënë Bajernin në vështirësi serioze. Ai shfrytëzoi një top mjaft të gjatë nga mbrojtja në sulm e Van Dijkut, dhe pasi e kontrolloi topin si duhet, u rrotullua mjaft bukur dhe me një gjuajtje parabol tejkaloi mbrojtësit dhe portierin Nojer, duke shënuar golin e parë.

Bavarezët qarkullonin dendur topin, por nuk kishte hapësira për të depërtuar. Megjithatë, Bajerni do të futej në lojë në minutën e 37-të, ku një harkim i shpejtë në zonë nuk u largua si duhet nga Matip dhe përfundoi në rrjetë. Pra një autogol që e riktheu Bajerin në ekuilibër me rivalin dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej 1-1. Në pjesën e dytë pritej diçka më shumë nga ekipi gjerman, por kjo nuk ndodhi, edhe pse Bajerni e kontrollonte ndeshjen në tërësi.

Van Dijk shënoi një gol tronditës në minutën e 69-të, duke ia bërë “malore” Bajernit këtë ndeshje dhe ishte pikërisht ky gol që e nxori ekipin bavarez përfundimisht nga objektivat. Hapja e skuadrës gjermane solli rrezikun e pësimit të golit si pasojë e krijimit të hapësirave në prapavijë. Dhe në një nga kundërzbritjet e Liverpulit, Sadio Mane realizon edhe golin e dytë personal dhe të 3-tin për Liverpulin, duke mundësuar një fitore të madhe 3-1 dhe kalimin në çerekfinale.

Bavarezët eliminohen dhe e mbyllin këtu Ligën e Kampioneve për këtë sezon, ndërsa Liverpuli shfaqet si një skuadër pretendente për titullin.

 

Ekipet çerekfinaliste të Ligës së Kampioneve

 

  1. Ajaksi
  2. Barcelona
  3. Juventusi
  4. Liverpuli
  5. Mançester Junajtid
  6. Mançester Siti
  7. Porto
  8. Totenhemi

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh