Tirana një hap larg gjysmëfinales, shpartallon Laçin 3-0 në kryeqytet

Share Button

AlbanianSport.com 13/03/2019 21:05

ASNN – Tirana shënoi këtë të mërkurë një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, pasi mundi me rezultatin e thellë 3-0 Laçin, në një duel të dominuar dhe interpretuar mirë, megjithëse në fund të takimit trajneri Ardian Mema tha se ishte i kënaqur vetëm me rezultatin e jo me lojën. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi në barazim 0-0, kjo edhe për meritë të ekipit kurbinas që nuk la hapësira.

Por në pjesën e dytë do të dilte në pah fuqia e shtatlartit Majkëll Ngo, i cili realizoi 2 gola, një në minutën e 53-të dhe një tjetër në minutën e 65-të, duke e vendosur fitoren e Tiranës në “shinat” e duhura. Për të vulosur një fitore të thellë mendoi Edon Hasani, i cili realizoi golin e tretë në minutën e 73-të. Laçi u tregua mjaft i dobët në këtë ndeshje dhe nuk e rrezikoi dot Tiranën.

Një dobësi që u pranua në fund të takimit edhe nga trajneri Besnik Prenga, i cili tha se skuadra e dinte objektivin për të cilin futej në fushë, por nuk dinte çfarë bënte në lojën e saj. Ishte një disfatë e rëndë, që nuk e ndihmon aspak Laçin, teksa meritat i shkojnë Tiranës, e cila ëhstë rritur ndjeshëm si grup dhe tani ka pretendime më të mëdha dhe në kampionat.

Me këtë rezultat, Tirana është thuajse e kualifikuar për në gjysmëfinale. Duhet thënë se Kupa e Shqipërisë është një prej aktiviteteve që përmbush objektivat sezonale të Tiranës, prandaj edhe po vlerësohet maksimalisht. Fitorja e kupës jo vetëm sjell trofeun, por i jep mundësinë skuadrës fituese të marrë pjesë direkt në Ligën e Evropës. Prandaj dhe trajneri Ardian Mema i Tiranës po i kushton rëndësi maksimale.

Dhe beson se mund t’ia dalë. Ndërkohë, ndeshja tjetër e ditës së sotme, Skënderbeu-Kamza, sic dihet nuk u luajt, pasi Kamza është përjashtuar nga aktiviteti dhe korcarët kalojnë direkt në gjysmëfinale.

 

Kupa e Shqipërisë

Takimet e para të çerekfinaleve:

 

Të martën:

Partizani – Luftëtari  1-2

Teuta – Kukësi          2-2

 

Të mërkurën:

Tirana – Laçi              3-0

Skënderbeu  (i kualifikuar)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh