Gjergj Vyshka 29.11.2014 11:40
Koshi i sekondave të fundit shënuar nga Halilaj, kjo pas kombinimit me Toçen, dhe Studenti në basketboll për femra është fituese e ndeshjes me Vllazninë.
E ka nisur mirë ndeshjen skuadra e Fiorentina Mitkut, të paktën dhe sipas trajneres së Studentit, dhe në pushim ky ekip ka shkuar në dhomat e zhveshjes me epërsinë 33-28.
Mirëpo gjërat janë përmbysur në periodën e tretë, atje ku Vllaznia ka fituar 13-21 dhe shkodranet janë në avantazh me tre pikë diferencë 46-49.
Por Studenti gjen përsëri forca dhe pas barazimit 62-62 ia ka arritur të dalë fituese 64-62 dhe vazhdon të jetë e pathyeshme në fushën e vet.
Studenti – Vllaznia 64-62
(15-15, 18-13, 13-21, 18-15)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 7-të
(28-30 nëntor 2014)
Të premten:
Studenti – Vllaznia 64-62
Skënderbeu – Tirana 54-63
Të shtunën:
Kamza Basket – Përmeti (ora 17:00)
Të dielën:
Apolonia – Elbasani (ora 16:00)
Flamurtari pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 6 6 0 440-336 12
- Studenti 7 4 3 455-451 11
- Apolonia 5 5 0 433-301 10
- Tirana 6 4 2 448-372 10
- Skënderbeu 6 4 2 424-358 10
- Vllaznia 7 1 6 461-512 8
- Elbasani 5 2 3 356-397 7
- Kamza Basket 5 0 5 282-371 5
- Përmeti 5 0 5 241-450 5