Mançester Siti, tërmesh 7-ballësh” Shalke 04-ës, shënojnë të gjithë

Share Button

AlbanianSport.com 12/03/2019 23:50

ASNN – Siti “tërmet 7-ballë” ndaj Shalkes, kualifikim “me dhunë” në çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Ndërsa vëmendjen e mbrëmjes e mori Juventusi për atë përmbysje të madhe ndaj Atletikos, një tjetër rival shumë i fortë në Ligën e Kampioneve, Mançester Siti, ia doli të korrë një sukses të bujshëm dhe të kalojë pa probleme në çerekfinale, madje si një nga rivalët kryesorë për të fituar titullin e këtij sezoni.

Skuadra e trajnerit Pep Guardiola regjistroi fitoren më të thellë në këtë edicion të kualifikimeve direkte të Ligës së Kampioneve, pasi mundi skuadrën gjermane të Shalke 04 me rezultatin tenistik 7-0. Në këtë ndeshje për “qytetarët” shënuan thuajse të gjithë, por meritë ka veterani Kun Aguerro, që shënoi i pari, fillimisht me 11-metërsh në minutën e 35-të, për të vijuar me një gol të rregullt 3 minuta më pas.

Në minutën e 43-të i erdhi radha Leroi Sanes ta mbyllte pjesën e parë me shifrat 3-0. Por Siti nuk do të ndalej me kaq. Në pjesën e dytë “Qytetarët” do të shkatërronin përfundimisht Shalken, ku u shënuan katër gola. Fillimisht shënoi Rahim Stërling në minutën e 56-të, më pas i vjen radha Bernardo Silvës për rezultatin 5-0, më tej Fil Fodenit për shifrat 6-0.

Dhe në fund Gabriel Jezusit, që mbylli ndeshjen me golin e tij dhe duke fiksuar rezultatin 7-0. Natyrisht, trajneri Pep Guardiola ka arsye të gëzohet për këtë ecuri të skuadrës, por duhet pranuar nga ana tjetër se Shalke 04 nuk mat forcën e vërtetë të një ekipi, sepse edhe në kampionatin gjerman ka pasur probleme serioze në lojë dhe rezultate.

Duhet të presim shortin në raundin tjetër për të parë se çfarë fati do t’i rezvervojnë goglat Mançester Sitit, pasi në turin tjetër këto rezultate tenistike as në ëndërr nuk mund të imagjinohen. Sepse Liga e vërtetë e Kampioneve nis pikërisht në çerekfinale.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh