AlbanianSport.com 12/03/2019 15:35
ASNN – Të mërkurën Tirana dhe Laçi luajnë ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë. Duke ditur se luhen dy ndeshje, me sistem vajtje-ardhje, zëvendëstrajneri i bardhebluve, Erjon Xhafa ka kërkuar nga lojtarët e tij përqendrim maksimal dhe të mos kalohet në aventurë. Ata do të kërkojnë fitoren që në sfidën e parë edhe pse luajnë pa praninë e tifozëve.
Tirana-Laçi është çerekfinalja e 3-të e Kupës së Shqipërisë, e cila luhet të mërkurën. Të gjithë e dinë se këtu luhet me sistem vajtje-ardhje. Edhe bardheblutë e dinë mirë këtë, ndaj zëvendëstrajneri i tyre Erjon Xhafa është shprehur se nuk duhet të përqendrohen vetëm te ndeshja e parë. Laçi është një ekip i vështirë, ndaj Tirana kërkon t’i marrë maksimumin që në ndeshjen e parë, sidomos kur e dinë që luajnë në fushën e tyre.
“Ndaj duhet përqendrim maksimal, për të mos kaluar në aventurë”, – ka shtuar zëvendëstrajneri Xhafa. Laçianët luajnë shumë fort, madje janë agresivë. Kësaj mënyre loje, edhe bardheblutë do t’u përgjigjen me të njëjtën mënyrë, ndryshe nuk mund t’ia dalin. Tirana e ka vuajtur disi finalizimin. Megjithë përpjekjet për t’u përmirësuar, sërish aty mbetet ende për t’u bërë shumë punë.
Këtë e pranon edhe numri dy i stolit bardheblu. Në sfidën ndaj Laçit, Tiranës do t’i mungojë vetëm Halili, për shkak të kartonëve.