AlbanianSport.com 11/03/2019 22:05
ASNN – Piloti i “Hondës” bën një udhëtim me Al-Atijan nëpër dunat e Katarit. Horhe Lorenzo e ka nisur sezonin e ri të Moto GP-së me një eksperiencë “të frikshme” në përjetuar edhe përvojën e “Rally Dakarit”. Ai së bashku me Naser Al-Atijan kanë bërë një udhëtim në dunat e Katarit. Piloti spanjoll ka kaluar këtë sezon nga “Dukati” tek “Honda” dhe garon me bashkatdhetarin e tij, 5 herë kampionin e botës, Mark Márkez.
Edhe pse gara e parë e Lorencos në Losail, nuk shkoi mirë, ai gjeti kohë për t’u bashkuar me Al-Atijan nëpër dunat e rërës të Katarit. Në janar, 48-vjeçari nga Katari fitoi për herë të 3-të “Rally Dakarin”, me një diferencë prej 46 minutash me Sébastien Lëbin të vendit të tretë. Al-Atija, e mori Lorenzon në makinën e tij duke bërë një udhëtim disi të rrezikshëm.
Pas këtij udhëtimi, 31-vjeçari Lorenco u shpreh: “Ishte edhe për të qeshur por edhe e frikshme. Isha shumë kurioz për ta pyetur Al-Atijan për makinën, dhe si përshtatet makina në temperatura të tilla”. Ndërsa Al-Atijah ka shtuar: “Ishte qesharake të shihje se si një pilot që shkon me motorin e tij deri në 340 km/orë, mund të impresionohej aq shumë kur ne rrotulloheshim apo godisnim dunat e rërës në shkretëtirë.”
“Sidoqoftë, më kujton veten, kur kam bërë një herë një udhëtim në Losail me motor garash e kam ndjerë veten si Horhe Lorenco, të surprizuar dhe shumë të çuditur, me 1,000 pyetje gati për të bërë për gjithçka shikoja dhe përjetoja”, – ka përfunduar piloti arab.