Rrapo Taho: Luhet vetëm për pikët, mendohet vetëm sot për sot (II)

Share Button

AlbanianSport.com 10/03/2019 23:00

ASNN – Futbolli shqiptar u trondit javën e kaluar nga një ngjarje e dhunshme e ndodhur në përfundim të ndeshjes Kamza-Laçi, ku zyrtarët dhe tifozët e klubit të Kamzës dhunuan brutalisht gjyqtarin Eldorian Hamiti. Aktet e dhunës ndaj gjyqtarit në fjalë çuan në reagimin e shoqatës së gjyqtarëve që bojkotuan veprimtarinë dhe kërkuan kthimin e policisë në stadiume, një lëvizje të cilës iu bashkua edhe FSHF, e cila ndërpreu garën pa afat në të gjitha kategoritë dhe grupmoshat.

Kjo çon në zhytjen e futbollit në kaos dhe një paqartësi në rritje, teksa është planifikuar të hënën një tryezë sigurie me kreun e futbollit Duka, ministrin e brendshëm Lleshaj dhe kryeministrin Rama, me shpresën e një zgjidhjeje që të kënaqë palët dhe t’i hapë rrugën rikthimit normal të veprimtarisë. Në lidhje me këto zhvillime, e përditshmja shqiptare, Gazeta “SOT” intervistoi një prej ikonave të futbollit vlonjat dhe atij kombëtar, Rrapo Taho.

Ai shprehu keqardhje për këtë katrahurë që po shoqëron futbollin në vend, duke vënë gishtin tek presidentët e klubeve që nuk sillen mjaftueshëm mirë, si dhe lojtarët grindavecë që ankohen pas çdo vërshëllime të gjyqtarëve. Për Tahon duhet kthyer policia në stadium si masë sigurie, ndërsa nuk la jashtë vëmendjes edhe pritshmëritë e Kombëtares në prag të eliminatoreve të Euro-2020. Këtë intervistë, AlbanianSport.com po jua sjell në 3 pjesë dhe sot është pjesa e dytë.

 

Vijon nga dje…

 

– Çfarë keni parasysh me këtë?

– Kam parasysh Flamurtarin, i cili është “masakruar” nga penalizimet këtë sezon, si asnjë klub tjetër. Dhe jo vetëm prej gjyqtarëve, por kjo është një histori tjetër që kërkon analizë më të plotë dhe në kohën e duhur. Duke u kthyer tek dhuna që ndodhi në kampionat dhe ndërprerja e garës, duhet ta pranojmë që s’na vjen mirë, por situata është kjo që është. Megjithatë, ka vend për të rikuperuar dhe për ta marrë këtë ngjarje si një mësim të mirë. Jam i bindur që edhe vetë dhunuesit janë bërë pishman për sjelljen e tyre, me siguri që edhe ata kanë reflektuar për këtë rast dhe kanë kuptuar që në futboll nuk shkon dhuna. Ç’kuptim do të kishte futbolli nëse do të shoqërohej me dhunë? Nga ana tjetër, nuk mendoj se duhej ndërprerë gara. Është bërë një bojkot, ndoshta ishte i detyruar, por unë s’shoh zgjidhje me ndërprerjen e garës.

 

– Pse?

– Sepse bojkoti e dëmton garën, jo vetëm si imazh, por edhe në aspektin cilësor. Sigurisht, ka ekipe që thonë se i kanë marrë masat, sidomos këta që pretendojnë titullin, por ndërprerja e garës sjell pasoja të tjera në stërvitshmëri dhe hap probleme të karaktereve të tjera.

 

– Ka një ligj për sjelljen e policisë në ndeshjet e futbollit. Gjithë kjo katrahurë erdhi nga fakti se me ndryshimet në ligjin për sportin, policia nuk rri brenda stadiumeve, por jashtë tyre. Nëse tentojmë sport profesionist si e gjithë bota, duhet që klubet të paguajnë rojet e sigurisë…

– E kemi ligjin sigurisht, nuk na mungojnë ligjet, por nga ajo që shihet duhet pranuar se policia jashtë stadiumit nuk bën punë, duhet futur brenda. Pas ngjarjeve të fundit kjo është bërë domosdoshmëri, nuk mund të zhvillohen ndeshjet tek ne pa prezencën e uniformave blu në stadium, ky është fakt evident tashmë. Shpresoj të gjendet një zgjidhje që çliron ngërçin e krijuar nga bojkoti i gjyqtarëve dhe ndërprerja e garës, për t’i hapur rrugën zhvillimit të një kampionati normal. Na duhet futbolli dhe të gjithë aktorët duhet të përpiqen të bëjnë më të mirën e tyre për të pasur garë të qetë dhe “fair-play”.

 

– Meqë po flasim për kampionatin, me atë që është luajtur deri tani në Superiore, si do ta përshkruanit nivelin e garës në përgjithësi?

– Futbolli ynë ka një nivel mesatar, me Partizanin në vend të parë dhe që për mendimin tim e ka mbyllur garën sepse e shoh favorit kryesor për të fituar titullin. Njëherësh uroj t’ia dalë në objektivat e tij, megjithëse shoh që ka shumë probleme dhe nuk është vetëm Partizani, por ka disa skuadra që nuk prodhojnë lojë. Për mendimin tim është një futboll i dobët, i ngadaltë, të cilit i mungon qartësia dhe shpejtësia. Punohet me objektivin “hajde të marrim pikët se ato janë të rëndësishme” dhe nuk punohet aspak për të pasur kampionat të bukur, që të prodhohet lojë, që të ketë rrjedhshmëri në aksione etj. U përjashtua Kamza dhe mendohet “hajde të shohim çfarë përfitojmë nga kjo gjë, sepse ky do të marrë aq pikë e ne kaq pikë”. Mendohet sot për sot e aspak për një garë të gjatë, ku stërvitja serioze duhet të jetë në bazë të suksesit.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh