AlbanianSport.com 10/03/2019 22:05
ASNN – Stefan Ager, Fabian Lentsh dhe Andreas Gumpenberger kanë ndërmarrë një aventurë të rrezikshme, por të ndihmuar edhe nga pilotët Oliver Jëger dhe Fritz Gynther.
Treshja e aventurierëve me çantë shpine dhe me skitë e lidhura në shpinë, hipën në anijen ajrore gjigante, “Zeppelin”, e cila arrin shpejtësi maksimale prej 125 km/h, për të arritur në pikën maksimale të lartësisë prej 2,233 metrave të majës së malit Klainer Valkastiel në Austri.
Më pas me litarë ata u ulën poshtë, dhe të 3 skiatorët u ngjitën në lartësinë prej 50-60m për të nisur rrëshkitjen mbi borë. Nuk ishte e lehtë për të gjetur malin e përsosur për të realizuar këtë projekt. Ata u ndihmuan sigurisht nga Zeppelin, anija ajrore, e cila sigurisht që ka kufizimet e veta në distancë dhe lartësi.
Kur zbritën fillimisht skiatorët kishin një presion të madh ajror nën këmbët e tyre. Kur ishin në majë të malit, pamja ishte e frikshme: shikonin vetëm shkëmbinj dhe borë. Megjithatë misionin e kryen, sepse tre skiatorët arritën të zgjedhin rrugën e duhur për të përfunduar zbritjen me ski.