Panajot Pano, 80-vjetori i legjendës, i biri, Ledio: Tejet i emocionuar sot!

Share Button

AlbanianSport.com 10/03/2019 19:20

ASNN – Panajot Pano është legjenda e futbollit shqiptar, është ikona e tij dhe maja e paarritshme deri më sot në imazhin që ka përcjellë për vite e vite me radhë. Klubi i Partizanit ka prej disa ditësh që ka ndërmarrë disa nisma për të përkujtuar ikonën e futbollit të skuadrës së kuqe dhe të Kombëtares, legjendarin Pano, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij. Edhe pse ka 10 vjet i ndarë nga jeta, Panajot Pano do t’i mbetet panteonit të futbollit kombëtar.

Takimi i sotëm i organizuar nga klubi i kuq, me propozimin e profesor Përparim Kabos, ishte një dëshmi se si figura e tij, edhe pas vdekjes, arrin të bashkojë dhe në këtë takim, pjesëmarja e gjerë e shumë figurave, nga sporti, kultura, jeta akademike dhe politike, tregojnë se Pano ishte një dashuri e pashtershme, njeri i thjeshtë, modest, por me shpirt të madh dhe që bëri gjëra të mëdha.

Referuar edhe mediave sportive online, po sjellim në mënyrë të përmbledhur komentet që bënë disa prej figurave të nderuara të sportit, por edhe politikanë, të cilët çmuan lart figurën e Panajot Panos, jo vetëm si futbollist, që ishte i kalibrit botëror, por edhe si njeri human e i thjeshtë. Më poshtë po paraqesim komentet e bëra prej disa figurave të spikatura të sportit tonë por edhe të politikës që ishin të pranishëm në këtë takim. Një pjesë prej tyre propozuan madje që stadiumit të ri kombëtar në Tiranë t’i vënë emrin “Panajot Pano”.

Ledio Pano (djali i Panajot Panos): Është një nga ditët më emocionuese të jetës time. Është një ditë e veçantë për mua dhe për ju, si miq të babait dhe të familjes. Është një nga ditët më emocionuese për mua. Shoh njerëz që nuk i njoh, por që kanë duartrokitur babanë tim. Hera e parë që jam kaq i emocionuar. Bravo profesor Kabo për organizimin. Një falënderim për presidentin Gazmend Demi. Falënderim i veçantë për Bamir Topin. Falënderim i veçantë për gjithë miqtë e tij, për personat në panel, për Sabah Bizin që e kishte si vëlla. Faleminderit të gjithëve nga zemra”.

 

Agim Janku: Rrallë kam parë lojtarë si ai, edhe jashtë i habiste me lojën e tij

“E adhuroja Panon. Mbaj mend që i shënoi gol Sulejman Maliqatit dhe më pas bëri një gjest, por nuk e kisha menduar se do luaja me të kurrë. Ato katër vite te Partizani me të ishin më të mrekullueshmit në karrierën time. Rrallë kam parë lojtarë si ai, edhe jashtë janë habitur nga mënyra si luante. Mbetet futbollist i madh dhe mik i madh i imi. Pano duhet kujtuar vazhdimisht.

 

Bamir Topi: I dhashë medalje Panajotit, nëse s’do e bëja do ikja me brengë nga Presidenca

“Ju falënderoj nga zemra për ftesën. Dëgjova konsiderata për dekorimin e Panajotit. Nëse nuk do e kisha bërë, do ikja me një brengë të madhe nga presidenca. Jam shprehur besimplotë, se me shumë se Panajoti, u gëzuan miqtë e tij atë ditë. Ishte gëzim i madh, jo i shtirur. Tifozët e dy ekipeve pas ndeshjeve ngacmoheshin, kurse Panajoti shoqërohej me lojtarët kundërshtarë. E kisha të vazhdueshëm komunikimin me të. Një njeri aq i madh, më i madhi i futbollit shqiptar, por që ishte shumë modest. Në tribuna i takonte të qëndronte, por ai nuk qëndronte aty. Legjendat lartësohen me kalimin e kohës”.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh