Dekathloni, një garë me 10 gara ku vetëm “të marrët” mund t’ia dalin

Share Button

AlbanianSport.com 10/03/2019 18:25

ASNN – Cili është sporti mbi të gjitha sportet? Kjo është një pyetje provokuese, pasi secili sport ka veçantinë e tij, ka specifikën e zhvillimit të tij dhe njëherësh vështirësinë e tij. Por bota ka filluar të ndërgjegjësohet që edhe vështirësitë kanë një shkallëzim, pra ka variacion dhe nëse boksi është një sport që konsiderohet i shkallës më të lartë të vështirësisë, për të qenë sportisti më i madh në botë mund të mos merresh fare me boks, por vetëm me atletikë dhe mund t’ia dalësh. Por që të shkosh në majë, duhet të tregosh se je i madh në 10 gara.

Kjo lloj disipline sportive quhet “dekatlon”. Vjen si term nga greqishtja e vjetër, ku “deka” do të thotë “dhjetë”, ndërsa “thlon” do të thotë “konkurs” apo “çmim”. “Albaniansport.net” do të sjellë në këtë rubrikë për lexuesit e saj një material përshkrimor të kësaj disipline, që nuk është garë, por maratonë garash, ose më saktë “dhjetëgarëshi”, sfilitës, i pazakontë dhe shpesh i kontestuar sepse i çon sportistët në depresion të thellë dhe me trauma shëndetësore si pasojë e dëmtimeve. Por institucionet ndërkombëtare sportive, po binden përditë e më shumë që dhjetëgarëshi është kulmi i sportit.

Dhe ai që fiton dekathlonin duhet të jetë, jo vetëm teorikisht, sportisti më i madh i të gjitha kohërave. Dhjetëgarëshi zhvillohet jo në një minutë, as në një orë, as në një ditë, por në dy ditë me radhë. Fituesit përcaktohen në bazë të paraqitjeve të tyre dhe paraqitjet vlerësohen me pikë sipas disiplinave që ushtrohen. Pra kemi të bëjmë me një sistem pikësh dhe jo nga pozicioni në garë i atletit. Për shembull, mundet që një atlet të mos fitojë asnjë nga 10 garat ku merr pjesë, mund të dalë i dyti në shumicën e tyre e ndoshta dhe i treti.

Por, në total ai merr pikë më shumë se ata që mund të fitojnë gjysmën e garave e nuk zënë vende nderi në gjysmën tjetër. Parimi është që duhet të klasifikohesh patjetër në çdo garë, pra ta realizosh atë, pavarësisht pozicionit që zë. Sepse, në fund të fundit, rëndësi kanë pikët. Për femrat njihet dhjetëgarëshi, por zakonisht kjo gjini aplikon shtatëgarëshin (heptathlon). Duhet pranuar se për meshkujt kjo garë (dekathloni) ka qenë vazhdimisht e kontestuar, por vijon të organizohet e funksionojë deri në nivel olimpik.

Dhe është pranuar gjerësisht së fundmi në qarqet e institucioneve më serioze sportive olimpike, që fituesi i dhjetëgarëshit është padyshim sportisti më i kompletuar dhe më i mirë i historisë. Dhe në vitin 2018, në Talense të Francës, pati një rekord të ri në dekathlon. Në shtator të atij viti, Kevin Majer, francez, fitoi dhjetëgarëshin me një rekord të ri pikësh, që shkojnë në 9126 pikë, i dyti që kapërcen shifrën e 9 mijë pikëve (pas amerikanit Eshton me 9017 pikë). Ai, në bazë të vlerësimit të bërë, quhet “Atleti më i Madh i Botës”.

Kjo mënyrë vlerësimi për fituesin e dhjetëgarëshit e ka origjinën që nga viti 1912, kur mbreti Gustav V i Suedisë, i tha Xhim Thorpit, fituesit të dekathlonit atë vit, “ju jeni atleti më i madh në botë”. Duhet të kujtojmë këtu, gjithashtu, se në kohërat e lashta, kjo garë quhej “pentathlon”, pasi përfshinin kërcimin së gjati, hedhje disku, hedhje shtize, sprintin dhe së fundmi një ndeshje të mundjes. Konkurrenca e kësaj gare ka qenë e madhe dhe popullore, sa ishte kryesorja e olimpiadave të lashtësisë. Dekathloni nuk u miratua në SHBA dhe shumicën e vendeve të botës deri në vitin 1912.

Atëherë kur Suedia e futi për herë të parë në programin e Lojërave Olimpike Verore të Stokholmit.

 

Garat e dekathlonit për meshkuj

 

Shumica dërrmuese e dekathlonëve të meshkujve në nivel ndërkombëtar dhe të nivelit të lartë ndahen në dy ditë. Me vendosjen e rekordit të ri nga francezi Majer, tashmë atletët duhet të kenë një pikë orientimi si shembull konkret suksesi. Duke mbetur tek meshkujt, në ditën e parë zhvillohen garat e 100 metrave, kërcimit së gjati, hedhjes së gjyles, kërcimit së larti dhe në fund 400 metërshit. Në ditën e dytë zhvillohen 5 gara të tjera.

Ato përfshijnë: 110 metra me pengesa, hedhje disku, kërcim me shkop, hedhje shtize dhe vrapimi 1500 metra. Që një sportist të fitojë dekathlonin duhet të jetë sportist i kompletuar në të gjitha këto gara, por veçanërisht në kërcime dhe hedhje të jetë i sprovuar. Që të fitosh dekathlonin duhet të jesh i shpejtë, teknik, i qëndrueshëm, i aftë të bësh shumë gara në një kohë të shkurtër, psikologjikisht i pamposhtur dhe në formë të mirë që vjen nga një përgatitje gjithëvjetore, e gjatë në kohë dhe e zgjatur në pistë e në garë.

 

Garat e dekathlonit për femra

 

Siç e prekëm më lart, më përpara për femrat zhvillohej shtatëgarëshi, por, pas vitit 2001, IAAF mori vendim të miratojë tabelat e rezultateve për dhjetëgarëshin e femrave. Mbajtësja e rekordit botëror në dhjetëgarëshin e femrave është lituanezja Austra Skujite, me 8366 pikë. Në raport me meshkujt, për femrat ka pasur  ndryshime të vazhdueshme në llogaritjen e pikëve, por edhe në orarin e përcaktuar të garave.

Kjo pasi bëhen studime të shumta për të mos dëmtuar shëndetin e sportisteve. Për femrat, gjatë ditës së parë zhvillohen garat e 100 metrave, hedhja e diskut, kërcimi me shkop, hedhja e shtizës dhe në fund 400 metërshi. Kurse në ditën e dytë zhvillohen garat e 100 metrave me pengesa, kërcim së gjati, hedhje gjyleje, kërcim së larti dhe në fund gara e 1500 metrave.

Siç shihet, ka shumë pak ndryshim në radhitje krahasuar me meshkujt.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh