Basketboll / 3 humbje në 4 ndeshjet e fundit, Partizani, kushtrim tifozëve

Share Button

AlbanianSport.com 10/03/2019 14:45

ASNN – 3 humbje në 4 ndeshjet e fundit, Partizani u lutet tifozëve ta mbështesin që të kthehet tek fitorja. Skuadra e basketbollit të meshkujve të Partizanit, pësoi një disfatë të rëndë të shtunën në Shkodër, ku u mund nga Vllaznia me rezultatin 91-80. Ishte humbja e 3-të rresht dhe për ekipin e trajnerit Arben Fagu diçka po shkon keq. Është një paraqitje krejt ndryshe nga pjesa e parë e sezonit.

Ku në 4 ndeshje u korrën 4 fitore, kurse tani, në 4 ndeshjet e fundit janë pësuar 3 humbje dhe kjo situatë po sjell një situatë të paqartë për ekipin. Për të motivuar grupin dhe për ta kthyer tek suksesi, drejtuesit e klubit të basketbollit të Partizanit u kanë nisur një letër të hapur tifozëve të kuq, që të mos mungojnë në ndeshjet e radhës dhe ta mbështesin ekipin deri në fund.

Jo vetëm për t’u kthyer tek fitorja, por edhe për të rivalizuar për titullin e këtij sezoni. Letra ka përmbajtje të qartë: tifozët duhet të vijnë të nxjerrin skuadrën nga kriza me mbështetjen e tyre.

 

Qëndrimi i plotë i skuadrës së basketbollit të Partizanit:

“Të shtunën, ekipi ynë u mund nga Vllaznia me rezultatin 91-80, takim i vlefshëm për javën e 15-të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për Meshkuj. Është përfolur se në ndeshjen e djeshme pati tension në minutat finale, një zënke fizike midis një lojtari amerikan të Partizanit dhe një amerikani të Vllaznisë. Ju themi se ishte një përplasje brenda normave sportive e asgjë më tepër.

Është e vërtetë që në fazën e parë kishim 5 fitore edhe 1 humbje, po në fazën e dytë, ekipi ka humbur 4 nga 5 ndeshjet e fundit. Ndaj, i themi tifozerisë tonë që të na mbështesë në çdo ndeshje të mbetur deri në fazën e “play-off”-it. Me një tifozeri në numër të madhe do vijë edhe kthesa ndaj rezultateve negative. Çdo ekip e ka të pamundur të arrijë sukseset e duhura pa mbështetjen maksimal të tifozerisë.

Ky duhet të jetë një mësim për tifozerinë e Partizanit që thuajse në çdo ndeshje është inekzistente në ndeshje. Përkrahja e madhe dhe e zjarrtë e tifozerisë do të ishte vendimtare në çdo ndeshje për rezultate shumë pozitive. Ekipi do të japë maksimumin në çdo ndeshje, pasi fanella jonë peshon shumë. Duhet shpirt e zemër në çdo ndeshje e jo me braktisje pa asnjë përkrahje.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh