AlbanianSport.com 10/03/2019 13:50
ASNN – Në historinë e Shqipërisë, Panajot Pano ka lënë gjurmë të pashlyera. Me atë çka dha ai në futbollin shqiptar, është kthyer në një legjendën e këtij sporti në vend. Pano është nderuar me titullin “Nderi i Kombit”, si dhe FIFA e ka vendosur emrin e tij, midis 100 lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave. Të gjitha këto janë përkujtuar në 80 vjetorin e lindjes së tij, nga ish-shokët e tij të skuadrës, te Partizani, miqtë dhe të afërmit.
Në fakt, 80-vjetori i lindjes së Panajot Panos është kthyer në një festë të vërtetë. Emra të mëdhenj të futbollit shqiptar, veteranë, bashkëkohës të legjendës që Partizanit dhe kombëtares shqiptare kanë kujtuar çaste nga jeta e përbashkët futbollistike me Panon. Një nismë kjo e marrë nga presidenti i Partizanit, Gazmend Demi. “Ai është historia e popullit shqiptar”, – ka thënë Prof. Dr. Përparim Kabo. Me radhë kanë folur futbollistë që kanë luajtur me Panajot Panon.
Emra të tillë, si Agim Janku, Mehdi Bushati, Sulejman Maliqati, Sabah Bizi, Mexhit hahxiu, por edhe ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili e nderoi me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Tepër i emocionuar ka qenë edhe Ledio Pano, djali i Panajotit. Midis të ftuarve binin në sy edhe futbollistë të tjerë që kanë bërë emër ndër vite te Partizani, si dhe ekipi i tanishëm i Partizanit, i cili është pretendent për të fituar titullin “kampion”, por edhe me synimin për ecur në gjurmët e të madhit të futbollit shqiptar, Panajot Pano.