Çfarë nuk shkon me atletikën shqiptare? Fakte dhe skepticizëm…

Share Button

AlbanianSport.com 10/03/2019 12:55

ASNN – Kur lajmi i madh i medaljeve ballkanike mbërriti në Tiranë në muajin shkurt, jehona nuk la zyrë dhe redaksi pa përçuar triumfin e pazakontë të “mbretëreshës” së sporteve, madje duke tejkaluar edhe pritshmëritë, sepse dihet që infrastruktura e këtij sporti në Shqipëri është “ku thërret qameti”, sidomos në Tiranë, kryeqytetin e vendit, i cili mund të klasifikohet edhe si kryeqyteti i vetëm në Evropë e ndoshta dhe në botë, pa pistë atletike.

U tha se kjo atletikë, edhe pa kushte sjell medalje me “thasë” nga veprimtaritë rajonale dhe evropiane, e kur shtrohet në këtë formë diskutimi, në mendje të bie se ku mund të shkojë atletika shqiptare po të kishte pistën në kreqytet! Me siguri që do të shpërthenin kampionët e Evropës dhe të botës. Por nuk është vetëm kjo. U desh të (mos) zhvillohej Kampionati Evropian i Sallave të Mbyllura (Indoor) në Gllasgou të Skocisë, për të kuptuar se atletika jonë nuk ka problem vetëm pistën, por edhe rregulloren.

Shkuam me dy sportistë, më të mirët absolutisht, por u bënë llogaritë gabim. Njëri (Izmir Smajlaj) s’e kaloi dot dëmtimin (në fillim u tha gjendje gripale) për të qenë gati në kërcimin së gjati, kurse tjetra (Luiza Gega), “vetëpërjashtohet” nga njëra disiplinë (1500 metër), për t’u përjashtuar nga organizatorët në 3000 metër. “Nuk njohëm rregulloren” ishte togfjalëshi justifikues, një gafë që nuk duhet të kalojë në heshtje, për më tepër që në listën e sportistëve që presin të bëjnë gara në këtë nivel ka dhe pretendentë të tjerë.

Të cilëve, për hir të së vërtetës, u duhej dhënë një shans. Dhe Eraldo Qerama është një prej tyre. Mund të ishte dhe Franko Burraj, sigurisht, apo ndonjë tjetër. Ndoshta nuk kishin normë, por ka dhe veprimtari të tjera ku u duhet dhënë një shans. Në kushtet e një dështimi të tillë, më mirë një sportist që mbyll garën në vendin e 20-të sesa një tjetër që skualifikohet. Pra, megalomania nuk duhet të pushtojë atletikën shqiptare, e cila atletët i ka si sytë e ballit.

Sepse në fakt vetëm ca kokrra ka atletika jonë, e nuk ka shumë mundësi zgjedhjeje. Sepse Shqipëria nuk është Xhamajka, ku në çdo qytet ka një atlet që kap 100 metrat për 10 sekonda. Të gjitha këto që u thanë janë fakte, aspak qasje kritike apo analizë dashakeqe. Dhe faktet prodhojnë një situatë skeptike për atletikën shqiptare.

Në kushtet kur kryeqyteti nuk ka një pistë, madje nuk ka kurrfarë infrastrukture për ushtrimin profesional të atletikës, duhet që hartuesit e politikave sportive të atletikës, të jenë largpamës, të hartojnë strategji që nxisin pjesëmarrje, që u japin mundësinë të gjithëve dhe nuk e lënë atletikën shqiptare si një pemë “me vetëm dy kokrra”, e kur të bien dhe ato mbetet pemë e thatë pa kokrra.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh