Volejboll – Femra / Bici: Nuk kam idhuj, këtë sezon, për të gjitha me Novarën (III)

Share Button

AlbanianSport.com 09/03/2019 18:25

ASNN – Ajo është një krenari e sportit shqiptar dhe ambasadorja më e mirë e sportit shqiptar në botë. Bëhet fjalë për Erblira Bicin, e cila është volejbolliste elitare dhe pjesë e një prej kampionateve më të forta të volejbollit në botë. Ajo ia ka dalë me sukses, falë punës dhe talentit të saj, të shkëlqejë në Serinë A1 të volejbollit të femrave në Itali, duke luajtur me yjet e volejbollit italian dhe atij botëror.

Ky sukses i madh dhe i pashoq, vjen nga një volejbolliste e dalë nga Shqipëria dhe që ka luajtur në kampionatin shqiptar, çka tregon se Shqipëria ka talente të mëdha në volejboll, të afta të luajnë me më të mirat e globit. E gjendur në radhët e Igor Novara Volejit, Bici po shkruan histori në karrierën e saj.

Në një intervistë të dhënë për gazetën “SOT”, që AlbanianSport.com do t’jua sjellë në 3 pjesë dhe sot është pjesa e 3-të dhe e fundit, volejbollistja brilante e Shqipërisë rrëfen punën dhe përkushtimin me skuadrën e saj, arritjet, emocionet, spektaklin, por njëherësh jep mendimet e saj për zhvillimet në volejbollin shqiptar apo dhe apelimin që vajzat me talent në këtë sport ta provojnë veten në kampionate të forta jashtë vendit.

 

… vijon nga dje

 

– Cilat janë gjërat që nuk të pëlqejnë në volejbollin italian, po ato që ju pëlqejnë më shumë?

– Gjërat që nuk më pëlqejnë mund të them është fakti që mund të luajmë edhe 3 herë brenda javës dhe na duhet të udhëtojmë shumë. Kjo mund të duket diçka e bukur por është mjaft e lodhshme. Ajo çfarë më pëlqen në mënyrë absolute është profesionalizmi në çdo aspekt. Këtu çdo skuadër është një industri për të cilën ka mijëra vetë të cilët kujdesen për mbarëvajtjen e çdo gjëje dhe normalisht në stërvitje serioziteti është maksimal.

 

– A ekzistojnë shanset teorike dhe praktike që ju të bëheni pjesë e Kombëtares italiane? Nëse do të të jepej mundësia a do ta pranonit?

– Nuk jam interesuar kurrë por, flas me bindje dhe përgjegjësi të plotë, unë nuk do luaja për asnjë kombëtare tjetër përveç një skuadre, asaj shqiptare.

 

– A e ndiqni volejbollin shqiptar, nëse po, çfarë mendimi keni rreth tij? Çfarë ju mungon nga Shqipëria dhe sporti i saj në këtë moment?

– E ndjek kur kam mundësi, ndonjë ndeshje të fortë që jepet në TV. Më vjen keq për kushtet ku luajnë si vajzat ashtu edhe djemtë. Nuk shoh tifozë dhe nuk është për t’u habitur me temperaturat që kanë sallat e volejbollit në Shqipëri. Niveli nuk është shumë i lartë, por me ardhjen e lojtareve të huaja mendoj se u jepet një dorë edhe vendaseve që të rriten. Në fakt, ka një koncept të gabuar për të huajt që vijnë të luajnë në Shqipëri. Nuk dua të zgjatem shumë, por nuk më pëlqen fakti që merren në fazën e fundit (merkaton e dimrit) dhe shikohen si “shpëtimtar/e”. Nëse një i huaj ose e huaj merret që në fillim të vitit i bën akoma më mirë ekipit, sepse dhe ai/ajo arrin të përshtatet dhe kështu mund të themi se rritet pak niveli, por jo duke ardhur në fund për të fituar trofetë, pa përmendur faktin se në çfarë niveli vijnë lojtaret e huaja aty. Kjo lidhet me financat e ekipeve dhe dihet se shumë prej tyre nuk i përballojnë dot këto shpenzime.

 

– Sa shanse ka skuadra juaj e Novarës të fitojë titullin në Itali dhe çfarë projektesh keni për Ligën e Kampioneve në volejboll?

– Gjithçka është për t’u parë, sportistet në përgjithësi janë pak supersticioze. Shpresojmë që të vazhdojmë në rrugën e duhur. Pikërisht në Ligën e Kampioneve e mbyllëm grupin të parat në grup, pa asnjë set të humbur. Shpresonim të kishin pak fat në shortin për çerekfinalet, ku do të përballemi me Shtutgartin.

 

– Cilët janë idhujt e tu në sport? A ka ndonjë shembull që duhet ndjekur?

– Nuk kam idhull dhe as nuk kam patur ndonjëherë, me duket e çuditshme, por kjo është e vërteta. Unë jam Era, ky sport më jep kënaqësi, përmirësohem dhe dua të arrij maksimumin. Ndihem e kënaqur me arritjet e mia të deritanishme, por vijoj falë punës të kërkoj akoma më shumë.

 

Kush është Erblira Bici?

Datëlindja:                 27.06.1995

Vendlindja:                Gramsh

Shtatlartësia:             186 cm

Kombëtarja:               Shqiptare

Ekipi aktual:              Igor Novara Volej (Itali)

Numri i fanellës:       13

 

Karriera sportive:

2013-2016 – Fituese e të gjitha kupave dhe kampionatit me ekipin e  Barleti Volejit

2015 – Sportistja e vitit në volejboll nga KOKSH-i

2017 – Volejbollistja më e mirë e vitit 2017

2018 – Volejbollistja më e mirë e vitit 2018

2018 – Lojtarja e Vitit në provincën e Piemontes

2018 – Finaliste e Kupës së Italisë në Serinë A2

2018 – Fituesja e “New Entry” tek “Albanian Sports Ambassador”

2019 – Fituese e Kupës së Italisë në Serinë A1

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh