Sportet më të vështira në botë, futbolli jo i pari, më e lehta… bilardo! (II)

Share Button

AlbanianSport.com 09/03/2019 15:40

ASNN – Në botë njihen rreth 70 lloj sportesh të federuar, madje brenda një sporti ka disa për të mos thënë dhjetëra disiplina, sikurse është atletika, e cila përmbledh garat e shpejtësisë, kërcimet, hedhjet etj, apo dhe disiplinat e ndryshme të notit me lloj-lloj stilesh e gjatësish. “AlbanianSport.com” do të sjellë për lexuesit në këtë rubrikë një material interesant që lidhet me shkallën e vështirësisë së praktikimit të një sporti të caktuar, elementët që përmblidhen si mjaftueshëm të rëndësishëm për të pasur rezultate, duke mos anashkaluar edhe disa elementë të karakterit psikologjik apo formës që vjen nga evitimi i frikës përballë kundërshtarit.

 

…vijon nga dje

 

Më poshtë jepen disa prej elementëve që duhet të karakterizojnë një sportist në një sport të caktuar:

 

Durimi: Është aftësia për të vazhduar të kryejë një lëvizje apo veprim për periudha të gjata kohore. Shembull: Lens Armstrong, sportisti me durim të lartë.

 

Forca: Aftësia për të prodhuar forcë dhe për ta mbajtur atë në nivelin e kërkuar të garës.

Fuqia dhe pushteti: Aftësia për të prodhuar forcë në kohën më të shkurtër të mundshme. Kjo lloj aftësie kushtëzon shpesh fatet e rezultatit dhe i kërkohet çdo sportisti në çdo sport.

 

Shpejtësia: Aftësia për të lëvizur shpejt. Si shembull mund të merret starti i atletëve në 100 apo 200 metër, por edhe lëvizja e shpejtë në kapjen e topit, në kërcimin së gjati etj.

 

Shkathtësia: Ka lidhje me shpejtësinë, por është më shumë. Bëhet fjalë për zhdërvjelltësi, intuitën e sportistëve për të kapur momentin e tyre dhe njëherësh lëvizje surprizuese për të dalë një hap para klundërshtarëve.

 

Fleksibiliteti: Aftësia për të shtrirë nyjet nëpër një gamë të gjerë lëvizjesh. Si shembull mund të merren gjimnastet, zhytësit etj.

 

Nervi: Aftësia për të kapërcyer frikën dhe për ta kthyer rrezikun në favorin tënd. Si shembull mund të merren zhytësit nga lartësitë e mëdha të trampolinave, pilotët e garave me motorë dhe makina etj.

 

Qëndrueshmëria: Është aftësia për të përballuar ndëshkimin fizik gjatë një periudhe të gjatë kohore. Si shembull mund të merren basketbollistët elitarë të SHBA.

 

Koordinimi sy-duar: Aftësia për të reaguar shpejt ndaj perceptimit shqisor. Si shembull mund të merret atletja e garave të 3,000 metrave me pengesa që duhet të koordinojë shpejtësinë dhe ritmin e saj në lëvizje me kapërcimin e pengesës, apo dhe pilotët në Formula 1 që duhet të japing “start” në dritën jeshile, etj.

 

Luhatja analitike: Aftësia për të vlerësuar dhe reaguar në mënyrë të përshtatshme në situata strategjike. Është një moment kur sportistit i duhet të marrë një vendim ekstrem në kohë të shkurtër. Në këtë rast mund të jetë një futbollist para një kundërstari, një boksier para goditjes finale, një kërcyes së larti në atletikë ku duhet të vendosë këmbën rrahëse për të bërë kërcimin.

 

Secili prej këtyre elementëve është llogaritur me pikë vështirësie dhe në fund ka rezultuar se boksi është sporti më i vështirë. Klasifikimi i pikëve është bërë në një bazë të caktuar nga 1-10 për çdo element dhe për 10 elementë në tërësi. Kështu, renditja e mëposhtme e këtyre sporteve është bërë nga 0 deri në 100 pikë. Dhe boksi ka grumbulluar shkallën e vështirësisë me 72.375 pikë. Në tabelën e mëposhtme do të gjeni pozicionin e 10 sporteve me shkallën më të lartë të vështirësisë dhe disa prej 60 sporteve më të rëndësishëm.

 

Nr. Sporti                               Pikët

  1. Boksi 72.375
  2. Hokeji në akull 71.750
  3. Futbolli amerikan 68.375
  4. Basketbolli 67.875
  5. Mundja             63.500
  6. Artet marciale 63.375
  7. Tenisi 62.750
  8. Gjimnastika 62.500
  9. Bejsbolli / Softbolli 62.250
  10. Futbolli 61.500

…..

  1. Volejbolli 54.375

…..

  1. Badmintoni 48.000

…….

  1. Peshëngritja 45.000
  2. Not (të gjitha disiplinat) 44.125

……

  1. Gara me kuaj 41.625

…..

  1. Bilardo 21.500
  2. Peshkim 14.500

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh