Gjergj Vyshka 29.11.2014 10:10
Kampionati Evropian i Nën-23-vjeçarëve dhe Të Rinjve në Peshëngritje, që është duke u zhvilluar në Limasol të Qipros, është mbyllur vetëm me tre medaljet e Hysen Pulakut për Shqipërinë. Sepse ndryshe nga çfarë kishin parashikuar drejtuesit e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, të cilët për hir të së vërtetës duhet pranuar se prisnin edhe tre medalje të tjera, Aleks Kaçani ka dalë “huq” në peshën 94 kg për Nën-23-vjeçarët.
Që do të thotë se jo vetëm që nuk është klasifikuar në dygarësh, por edhe nuk ka realizuar asnjë nga gjashtë provat që ka në dispozicion, nga tre për çdo stil. Në shkëputje ka dështuar në tentativat e tij për të ngritur 150 kg dy herë dhe 152 kg. Kurse në shtytje nuk ka mundur të ngrejë dot 175 kg dhe dy herë 177 kg.
Përfundimisht gjithçka ka mbetur tek medaljet e Hysen Pulakut, e artë në stilin e shtytjes dhe e argjendtë në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh në peshën 85 kg për Nën-23-vjeçarët, si dhe tek vendi i katërt në dygarësh i Sopot Sulës në peshën 94 kg për të rinjtë.
Megjithatë me tre medaljet e Daniel Godellit në Botërorin e Kazakistanit, i cili është dyfish kampion i botës për peshën 77 kg, me medaljen e artë në stilin e shkëputjes së Romela Begajt në peshën 63 kg në Botëror, si dhe me tre medaljet e Evropianit të Hysen Pulakut, peshëngritja brenda një kohe të shkurtër është ngjitur në majat e sportit shqiptar.
Duke qenë sporti më rezultativ dhe me më shumë medalje ndërkombëtare për vitin 2014.
http://www.easywl.com/results/Jpopup2.php?video=145-M58-9-1
http://www.easywl.com/results/Jpopup2.php?video=145-M58-9-2
http://www.easywl.com/results/Jpopup2.php?video=145-M58-9-3
http://www.easywl.com/results/Jpopup2.php?video=145-M58-9-4