AlbanianSport.com 23.09.2014 20:45
ASNN – Minigolfistët kosovarë janë treguar të suksesshëm në garën “British Minigolf Open 2014”, e cila u mbajt në Hastings të Britanisë së Madhe. Kampioni i Kosovës dhe Turqisë, Vullnet Mustafa, e ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë e të rinjve.
Ndërsa, në kategorinë e përgjithshme, nga gjithsej 50 pjesëmarrës (6 të rinjve dhe 44 të rritur), Vullneti e zuri vendin e 16-të (me rezultat -32). Kurse, vëllai i tij, Nderim Mustafa, u rendit i 27-ti (me rezultat -22).
Ky njëherësh është rezultati më i mirë i arritur ndonjëherë në garat e Minigolfit në sistemin MOS nga Federata e Minigolfit e Kosovës, që nga pjesëmarrja e parë ndërkombëtare në vitin 2011, pikërisht në Hastings të Anglisë.