AlbanianSport.com 08/03/2019 12:55
ASNN – Lojtarja e bardhebluve flet për sezonin, për rivalet dhe për përballjen me ish-skuadrën e saj. Shoqata e Klubit të Basketbollit të Femrave të Tiranës, e njohur shkurt si SHKBF Tirana, e drejtuar nga trajneri Erdal Borova, kryeson renditjen e grupit A të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit të Femrave.
Dhe, pasi ka lënë prapa një zhgënjim, siç ishte Kupa e Shqipërisë, por edhe e përforcuar me 3 lojtare serbe, tanimë synon të mos gabojë në betejën për titull. Për basketbollisten e bardhebluve dhe të ekipit kombëtar, Elektra Zykaj, synimi për dy sfidat e radhës është i qartë.
Tirana ka këtë fundjavë një përballje të vështirë në Vlorë me Flamurtarin, një sfidë që për 29-vjeçaren, është e veçantë. Takimi Flamurtari-SHKBF Tirana, i vlefshëm për javën e 15-të, luhet të shtunën në Vlorë, duke nisur nga ora 11:00.