Sportet më të vështira në botë, futbolli jo i pari, më e lehta… bilardo! (I)

Share Button

AlbanianSport.com 08/03/2019 12:00

ASNN – Në botë njihen rreth 70 lloj sportesh të federuar, madje brenda një sporti ka disa për të mos thënë dhjetëra disiplina, sikurse është atletika, e cila përmbledh garat e shpejtësisë, kërcimet, hedhjet etj, apo dhe disiplinat e ndryshme të notit me lloj-lloj stilesh e gjatësish. “AlbanianSport.com” do të sjellë për lexuesit në këtë rubrikë një material interesant që lidhet me shkallën e vështirësisë së praktikimit të një sporti të caktuar, elementët që përmblidhen si mjaftueshëm të rëndësishëm për të pasur rezultate, duke mos anashkaluar edhe disa elementë të karakterit psikologjik apo formës që vjen nga evitimi i frikës përballë kundërshtarit.

Në këtë material nuk ka dallime për sporte individuale apo kolektive, por mënyra e seleksionimit është bërë në bazë të sondazheve nga palestrat e ndryshme sportive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mësuesit apo përgatitësit atletikë të klubeve amerikane. Dhe do të çuditeni, pasi futbolli, edhe pse është sport masiv dhe i vështirë, ai nuk është sporti më i vështirë. Por futbolli është padyshim në dhjetëshen e parë, sepse kërkon punë kolosale, ku një zinxhir i tërë funksionon sipas gjendjes së një hallke. Çdo gjë në këtë zinxhir është e lidhur dhe kjo nuk vlen vetëm për futbollin por edhe për sportet e tjera kolektive.

Për të treguar këtë shkallë vështirësie, mjafton të kujtojmë se volejbolli, i cili është gjithashtu një sport grupi, është jashtë 20-shes si sporti më i vështirë. E për habi të të gjithëve, basketbolli është shumë herë më i vështirë sesa futbolli dhe specialistët e sportit në SHBA, ata që merren me shkencën sportive dhe të lëvizjes në tërësi dhe që bëjnë studime periodike për këto raste, e kanë radhitur basketbollin ndër 5 sportet më të vështira. Kur mendon se çfarë saktësie duhet, se si lëviz, si i bën hapat, si pason, si orientohesh, si mbron, si hidhesh, si mendon, atëherë pranon që basketbolli është një sport shumë i vështirë.

Por ja që nuk është më i vështiri, sepse sporte si kokeji në akull është akoma më i vështirë, do më shumë punë dhe më shumë cilësi, do forcë, do shumë e shumë elementë të tjerë që të bindësh, por mbi të gjithë këta, ka një sport tjetër që është më i vështiri, ai është boksi. Në dukje kjo mund t’ju zhgënjejë, por boksi është sporti i klasifikuar nga të gjithë specialistët në SHBA (dhe jo vetëm) si sporti më i vështirë, por edhe më tërheqës. Mjafton një nokdaun për të rrëzuar “malin” që mund të kesh ngritur për vite të tëra. Boksi ka brenda elementin fizik, elementin teknik, elementin taktik, elementin psikologjik dhe elementin e pakapshëm, që ka të bëjë me të papriturën.

Studiuesit amerikanë të cilëve u është referuar rrjeti “ESPN” kishin bërë llogaritje pikë për pikë, por edhe duke vënë në balancë secilin sport me metodën krahasuese dhe në fund dolën në konkluzionin se boksi është sporti skajshëm më i vështirë për t’u aplikuar dhe marrë rezultate. Në listë si sport i vështirë është dhe bilardo, por zë vendin e 59-të në 60 sporte të marrë në studim. Të ushtrosh bilardo nuk merr shkallë vështirësie si sportet e ringut. Pas bilardos, vetëm peshkimi quhet sport më i lehtë, nëse mund të quhet sport. Vlerësimin për boksin si sporti më i vështirë e dhanë në mënyrë unanime akademikët e shkencës së lëvizjes.

Specialistët e Komitetit Olimpik Amerikan (të SHBA-së), por edhe gazetarët profesionistë në Amerikë. Në fazën finale të përzgjedhjes, të gjithë ranë dakord se në boks kërkohet më shumë përgatitje se në çdo sport tjetër, kurse peshkimi kishte më pak kërkesa. Përzgjedhja e boksit si më i vështiri u bë në bazën e shkallës së vështirësisë në atletikë dhe në metodat e tjera përgatitore. Dhe mesatarja e të gjithë elementëve të çonte në konkluzionin se boksi është sporti që kërkon më shumë përgatitje të gjithëanëshme, gjë që përveç atij që ka talent të lindur për ringun vështirë se një njeri i zakonshëm, me sado përgatitje të bëjë, mund të arrijë.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh