AlbanianSport.com 07/03/2019 23:00
ASNN – Basketbollisti amerikani kërkoi largimin nga Teuta drejt Goga Basket, reagon edhe Federata. Erik Koups ishte një nga lojtarët më të spikatur të Teutës në këto dy sezonet e fundit të basketbollit të meshkujve, por, në një kthesë të papritur, në ditët e fundit të shkurtit, ai kërkoi prishjen e njëanshme të kontratës me skuadrën e durrsake, duke zgjedhur të nënshkruajë me skuadrën rivale bregdetare, Goga Basket.
Por, për Presidentin e Teutëssë koshit, Arqile Gorrea, ajo që ka ndodhur me këtë lojtar është amorale. Por Drejtori Sportiv i Akademisë Sportive “Goga Basket”, Marsel Aliaj, i quan të pabaza këto akuza, duke dhënë edhe versionin e vet të çështjes. Ndërkaq, në kuadër të transparencës, RTSH Sport ka kontaktuar edhe me Federatën Shqiptare të Basketbollit për këtë çështje.
Për Aliajn, lojtari amerikan është vetëofruar tek Goga Basket. Ndërsa për Gorrenë, basketbollisti ka rënë viktimë. Nga ana tjetër, versioni zyrtar që ofron Sekretari i Përgjithshëm i FSHB-së, Korab Llazani, është i tillë. Për drejtorin sportiv të Goga Basket, e gjithë kjo situatë çoi në largimin e Koupsit nga Shqipëria. Megjithatë, sipas Llazanit, kjo është një çështje ku të gjitha palët mbajnë përgjegjësi.
Kurse Presidenti Gorrea këmbëngul se sportisti mbetet i Teutës.