AlbanianSport.com 07/03/2019 20:15
ASNN – Nuk ka ndeshje në të gjitha nivelet e futbollit për një afat të pacaktuar. Nëpërmjet një mesazhi të shpërndarë për mediat, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të gjitha klubet për bojkotin e gjyqtarëve dhe rrjedhimisht ndërprerjen e garës, duke i informuar se ndeshjet e programuara për këtë fundjavë në të gjitha nivelet e futbollit do të shtyhen për një afat të pacaktuar.
Ndërpriten garat e futbollit dhe nuk ka ndeshje pa u kthyer policia në stadium. Nëpërmjet një mesazhi të shpërndarë për mediat, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të gjitha klubet për bojkotin e gjyqtarëve dhe rrjedhimisht ndërprerjen e garës, duke i informuar se ndeshjet e programuara për këtë fundjavë në të gjitha nivelet e futbollit do të shtyhen për një afat të pacaktuar.
Nuk jepet datë për rikthimin e aktivitetit por e sigurt është se këtë fundjavë nuk do të kemi ndeshje në asnjë kategori. Ky vendim e zhyt në kaos futbollin shqiptar, i cili në fundjavën e kaluar u godit rëndë nga dhuna, ku në fund të ndeshjes Kamza-Laçi u dhunua brutalisht gjyqtari Eldorian Hamiti nga drejtues, zyrtarë dhe tifozë të klubit të Kamzës.
Gjyqtarët dolën të mërkurën me një qëndrim të prerë për bojkot, pasi midis FSHF-së dhe Policisë së Shtetit nuk pati zgjidhje por vetëm “ping-pong” deklaratash. Me këtë vendim të kushtëzuar për ndërprerjen e ndeshjeve, këtë javë nuk do të luhen duelet e planifikuara në kalendar në të gjitha nivelet e futbollit shqiptar.