AlbanianSport.com 07/03/2019 12:55
ASNN – Brezi i ri i gjigandes holandeze kërkon suksesin që mungon që nga 1995. Johan Krujfi sot do të ishte krenar. Kualifikimi spektakolar i Ajaksit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve mban vulën e një gjenerate të re të shkëlqyer holandeze që po lind. Në vitin 2011, Krujfi ndërmori detyrën e rindërtimit të shkollës së famshme rinore, tashmë e njohur si “De Toekomst” (e ardhmja), aty ku ai e kishte mësuar edhe vetë futbollin. Qëllimi i Krujfii ishte “të përqendroheshin te individi, sepse duke trajnuar individë të jashtëzakonshëm se ne do të ndërtojmë një ekip të madh”.
“De Toekomst” është një kompleks prej 12 katesh, i vendosura disa qindra metra nga stadiumi kryesor i klubit, tani i quajtur “Johan Krujf Arena”. Ajaksi ka trajnuar talentin e ri të zbuluar nga 8 të emëruarit e rregullt të klubit dhe 90 vullnetarë, zakonisht brenda 60 kilometrave të Amsterdamit. U desh kohë që reformat e Krujfit të jepnin fryte. Por shtylla kurrizore e skuadrës që fitoi 4-1 në “Santiago Bernabeu” të martën mbrëma u formua në “Toekomst”. Frenki de Jong (21), Mattijs de Ligt (19), Doni van de Bek (21), Kasper Dolberg (21), Andre Onana (22) dhe Rasmus Kristensen (21) janë të gjithë produkt i sistemit të të rinjve.
Nga lojtarët më të vjetër që shtojnë eksperiencën, Dejli Blind (28), i cili është rikthyer pas 4 vitesh në Mançester Junajtid, ishte në sistemin e të rinjve kur Krujfi filloi të zbatojë planin e tij. Ajaksi fitoi finalen dhe trofeun e 4-t të Kupës së Kampionëve në vitin 1995 nën drejtimin e Luis van Galit. Ajo ishte gjithashtu një skuadër e ndërtuar rreth talenteve të rinj të rritur në shtëpi, duke përfshirë Edvin van der Sarin, Majkëll Raizigerin, Frank dhe Ronald dë Borin, Edgar Davidsin, Klarena Sedorf, Mark Overmarsin, Patrik Klaivertin dhe Jari Litmanenin.
Por edhe një veteran tjetër u kthye në klubin e tij të parë, Frenk Rijkardin. “Ky brez është pothuajse aq i fortë sa ai i vitit 1995, – tha Van Gali në revistën Panenka në shkurt. – Brez i jashtëzakonshëm. Unë e thashë këtë që në tetor, kur Ajaksi do të përballej me Bayernin dhe njerëzit u befasuan me mua”. Ajaksi ndoshta do të fitojë së shpejti edhe me këtë brez të jashtëzakonshëm. Skuadra e vitit 1995 filloi të shpërbëhej pasi lojtarët u larguan në klubet më të pasura. U bë shumë e vështirë që klubet holandeze të mbanin talentet në skuadër.”
Që tani, Barcelona ka arritur të blejë kartonin e de Jongut, me vlerën 75 milionë euro. Megjithatë klubi vazhdon të zbatojë politikën e vet dhe 86 % e lojtarëve kthehen në profesionistë. Pa frikë portieri Onana mund të krahasohet me Van der Sar, sulmuesi Dolberg me Zlatan Ibrahimoviç, Ligti me babain e Dejlit, Deni Blind dhe de Jongu me Kristian Eriksen. Në “Santiago Bernabeu”, brezi më i fundit i talenteve të Ajaksi me suksesin e arritur, jo vetëm me gola por edhe me stilin e lojës me siguri që do ta bënte Krujfin krenar.