Kombëtarja / Gyneshi, nën presion: Më ka marrë në telefon edhe Erdoani…!

Share Button

AlbanianSport.com 07/03/2019 11:05

ASNN – Trajneri i përfaqësueses turke, Senjol Gynesh, doli sot në konferencë shtypi, ku qartësoi pozicionin e tij në krye të përfaqësueses së Turqisë, në prag të nisjes së eliminatoreve të Euro-2020, ku dueli i parë në radhë është ai ndaj Shqipërisë, takim që luhet më 22 mars 2019, në Stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës.  Gynesh nuk e ka fshehur se mënyra e përzgjedhjes së tij i shkakton stres. Ai tha se e kishte pranuar ofertën e federatës turke për të drejtuar ekipin nga muaji qershor e në vijim.

Por më pas zbuloi se një nen në rregulloren e federatës e bën një trajner të Superligës turke automatikisht trajner të ekipit kombëtar turk, pa qenë nevoja të japë dorëheqjen nga skuadra që ka në kampionat dhe në rastin e Gyneshit është Beshiktashi. “Nuk më pëlqen të punoj me dy ekipe e të lë gjërat pezull, – u shpreh trajneri, – ndaj vendosa të nënshkruaj për të shkuar në kombëtare në qershor. Por nuk e dija që ishte ky rregull dhe erdhi kërkesa nga Federata.”

“Kjo e fundit nuk ka nevojë të marrë leje te klubi për ndeshjet e marsit, – ka vijuar ai. – Nuk është se tradhtova Beshiktashin, mund të gjobitemi. Edhe presidenti Erdoan më ka telefonuar, pret që të jap kontributin për vendin. I falënderoj të gjithë tifozët e futbollit, edhe ata që më përshkruajnë  si një armik të Fenerbahçes. Unë adhuroj vlerat e futbollit të vërtetë dhe nuk kam asgjë kundër Fenerbahçes. Po ua them të gjithë atyre që më kanë kërcënuar.”

“Unë u thashë disa miqve të mi që pastrojnë varrezat “më bëni gati varrin”, – vijoi më tej Gyneshi. – Kam ardhur me nder, do të largohem me nder.” Gynesh kthehet të drejtojë kombëtaren turke pas shumë vitesh. Duhet thënë se ai ka pasur sukses me përfaqësuesen e vendit të tij si trajner në Botërorin e vitit 2002, ku Turqia zuri vendin e tretë dhe Brazili, me të cilin humbi në gjysmëfinale, fitoi Botërori, sepse mundi në finale Gjermaninë me rezultatin 2-0. Vetë Turqia e Gyneshit mundi Korenë e Jugut  për vend të 3-të në atë Botëror.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh