AlbanianSport.com 07/03/2019 09:15
ASNN – Flasin Sebino Plaku dhe Oriad Beqiri, keqardhje, por edhe ndërgjegjësim për vendimin e Disiplinës.
E kishin nisur të mërkurën si çdo ditë tjetër, duke menduar për stërvitjen, por pasdreke ka ardhur lajmi i hidhur që praktikisht i ka dhënë fund sezonit të tyre futbollistik.
Skuadra e Kamzës, është dënuar me përjashtimin nga çdo veprimtari futbollistike për sezonin 2018-2019 dhe kjo ka bërë që gjithçka të ndërpritet.
Por sulmuesin Sebino Plaku dhe mbrojtësin Oriad Beqiri, dënimi, që konsiston gjithashtu në zbritjen në Kampionatin Kombëtar të Futbollit të Kategorisë së Dytë duke filluar nga sezoni futbollistik 2019-2020, ishte tepër i rëndë për një skuadër futbolli.
Përpara këtij dënimi, Kamza mbante vendin e fundit në Kategorinë Superiore, me 17 pikë të marra në 24 javë kampionat.