Basketboll – Femra / Flamurtari nxjerr inatin me Vllazninë, u “qepet” Tiranave

Share Button

AlbanianSport.com 02/03/2019 17:15

ASNN – Java e 14-të e Grupit A të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit të Femrave nuk pati surpriza këtë javë, pasi pretendentet për titull fituan bindshëm ndaj kundërshtareve të tyre dhe forcuan më tej pozitat e tyre në klasifikim, duke e bërë garën për titull mjaft interesante.

Këtë sezon në basketbollin e femrave paraqiten më mirë dy ekipet e Tiranës, konkretisht Shoqata e Klubit të Basketbollit Femra të Tiranës (SHKBF Tirana e trajnerit Erdal Borova) dhe Shoqata e basketbollit Femra e Tiranës (SHBF Tirana e trajneres Mirza Alibegaj, që mbajnë dy vendet e para në renditje.

Këtyre dy skuadrave u bashkëngjitet Flamurtari, skuadër që ka dominuar basketbollin e femrave vitet e fundit. Skuadra vlonjate mundi të shtunën në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër Vllazninë, me shifrat e thella 86-49. Ishte një duel i dominuar nga fillimi e deri në fund prej skuadrës së trajnerit Viron Toska.

E cila shfryu në një farë mënyre inatin që ka me dy Tirana, por edhe për humbjen e pësuar në fillim të sezonit në Shkodër, pikërisht përballë Vllaznisë. Sa u takon pjesëve ato nuk kanë nevojë për koment. 10-minutëshi i parë u fitua nga vlonjatet 24-13, kurse në 10-minutëshin e dytë pati një farë rivaliteti që riktheu sadopak emocionin, por pa bërë diferencën, pasi në fund fiton Flamurtari me shifrat 25-13.

Në 10-minutëshin e 3-të janë vlonjatet që thellojnë rezultatin dhe fitojnë 27-11 dhe në 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit me shifrat 20-12. Krejt ndeshja përfundon me fitoren e Flamurtarit 86-49, duke bërë që vajzat e skuadrës vlonjate të afrohen në renditje me rivalet e tyre të dy Tiranave.

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Femra

 

Java e 14-të:

 

Të enjten, 28 shkurt 2019:

Studenti – SHBF Tirana      73-104

 

Të premten, 1 mars 2019:

Elbasani – SHKBF Tirana   78-97

 

Të shtunën, 2 mars 2019:

Vllaznia – Flamurtari                        49-86

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         H.        Pikë

  1.        SHKBF Tirana          14        12          2        26
  2. SHBF Tirana             14        11          3        25
  3. Flamurtari                  14        10          4        24
  4. Vllaznia                     14          7          7        21
  5. Studenti                     14          2        12        16
  6. Elbasani                    14          0        14        14

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh