AlbanianSport.com 02/03/2019 16:25
ASNN – Flamurtari-Kastrioti është takimi i fundit i kësaj jave në Kategorinë Superiore, një ndeshje ku në Vlore të dyja skuadrat do të kërkojnë më të mirën. Në prag të këtij takimi, kapiteni i Flamurtarit, Artim Pollozhani, i ka vlerësuar kundërshtaret si një skuadër që ka bërë mjaft mirë në kampionat.
Megjithatë, synimi mbetet fitorja dhe 3 pikët. Një fitore e Flamurtarit mund ta ngjisë skuadrën vlonjate më lart në renditje, por Pollozhani kërkon kujdes dhe skuadra të japë më të mirën në fushë, përballë një Kastrioti që është në situatë të mirë. Ndërsa për Kalenë, thotë se ai mund ta nisë takimin e së dielës nga minuta e parë.
Pollozhani nuk ndalet tek situata financiare, duke konfirmuar se i takon klubit një çështje e tillë. Flamurtari-Kastrioti, një përballje ku të dyja skuadrat kërkojnë pikë për objektivat e tyre, luhet ditën e diel, duke nisur nga ora 17:00.