AlbanianSport.com 02/03/2019 13:05
ASNN – 2 pikët e humbura me Laçin nuk e kanë demoralizuar aspak Kastriotin. Trajneri I krutanëve, Bledar Devolli tregon se në skuadër ka optimizëm dhe se shkojnë në Vlorë për të marrë tri pikët.
Shehu do të mungojë në mesfushë, por Devolli ka gati alternativat për ta zëvendësuar. Ndërsa Bojom është duke u përmirësuar pas dëmtimit dhe trajneri shpreson shumë në ndihmën e tij kur të rikthehet në skuadër.
Përsa i përket sulmit, trajneri i Kastriotit, Devolli duket se do t’i besojë sërish Vatnikajt. Sa për gjykimin, Devolli shprehet se pret një gjykim të drejtë të ndeshjes. Flamurtari-Kastrioti luhet të dielën në Vlorë.