AlbanianSport.com 02/03/2019 12:15
ASNN – Një mungesë informacioni mbi ndryshimin e rregullores, teksa, duke qenë e regjistruar në dy gara, 1,500 dhe 3,000 m, ajo duhej të kishte deklaruar, 24 orë përpara, se nuk do të garonte disiplinën e parë, i ka kushtuar garimin në disiplinën e dytë të premten atletes shqiptare, Luiza Gega, në Evropianin e Atletikës në Salla të Mbyllura në Gllasgou të Skocisë. Me të vërtetë për të ardhur keq për atleten dhe trajnerin e saj, Taulant Stërmasi. Ndërkohë, ka ardhur më vonë edhe postimi i Luiza Gegës në rrjetin social “Instagram”:
Çdo gjë që marr nga ky sport është thjesht emocioni që ndjej në atë piste vrapimi. Ne vendin tone sado sport te besh, çfarëdo medalje te sjellësh, sado vite te sakrifikosh edhe po te arrish shume lart, përsëri kurrë s’do te arrish te sigurosh asnjë te ardhme. Ne momentin kur ti ta lesh atë do të të duhet te ja nisesh nga e para. Nuk ka lidhje sa ti ke dhënë e je munduar për vendin tënd.
E bej këtë sport sepse e kam pasion me gjithë shpirt , e bej vetëm për ato emocione qe ndjej ne gare, pavarsisht çdo gjeje qe duhet te sakrifikoj, pavarsisht se nuk rri dot afër familjes, shoqërisë, nuk dal dot darkave sepse duhet te mbaj regjim, pavarsisht nuk shkoj dot ne shume gëzime apo hidhërime të të afërmve sepse do jem diku ne mal duke u stërvitur.
Përsëri pasioni për te mund gjithçka është diçka qe e dua me shpirt dhe me tmerron fakti qe do vi një dite qe duhet ta lë. Sot me shume se kurrë ndjeva aq dhimbje, trishtim qe s’më lanë te futem ne gare, ku nuk ka rëndësi në do fitoja apo jo, nëse do e arrija qëllimin tim apo jo. Thjesht do jepja maksimumin tim dhe kaq për te cilin jam lodhur çdo ditë, me ato kushte pa marr parasysh në binte shi, ne ishte ftohte, në ishte diell dhe kaq.
Nuk u futa për një rregullore te re qe nuk e kishim ditur. Unë u kualifikova ne dy gara (dhe ky është vërtet sukses) ne 1,500 m dhe ne 3,000 m, lejohet ne çdo aktivitet te besh dy gara. Menduam me trajnerin te bënim vetëm 3000m sepse ishin vetëm me 1 ore diferencë nga njëra-tjetra dhe nuk do kisha mundësi te beja garën sic duhet 3000m ku ishte dhe gara e dyte.
Për garën 1500 m duhet te deklaroja qe nuk do merrja pjese dhe këtë duhet ta kisha bere një dite përpara ose duhet te isha futur ne garën e 1500 m dhe ta lija përgjysmë, por koha kur e morëm vesh ishte shume vone. Pavarsisht apelimit, pavarsisht çdo gjeje qe bëmë nuk me lejuan te bej garë, sepse sipas tyre kështu ishte pika e rregullores. Në këto momente ndihem vërtet e thyer saqë s’di ta shpreh me fjale.
Me vjen keq për gjithë lodhjen dhe sakrificën qe bën trajneri me mua dhe qe dhe atë e mban vetëm pasioni i madh qe ka për këtë sport. E di qe asgjë nuk ka ndodhur, sepse unë kam shume e shume e shume gara te mëdha